• |
ide | kryesore

PAMJE TE RËNDA/ Si u sulmuan forcat e KFOR-it nga serbët në veri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur në përleshjet që ndodhën në veri të Kosovës pasditen e së hënës. Protestuesit serbë sulmuan forcat shumëkombëshe me sende të forta duke lënduar shumë prej tyre.

Në komunikatën e KFOR thuhet se “disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara”. Ata kanë marrë plagë me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme. /LAPSI.al

 



1 Comment

  1. Me zi ka per tu bere , dhe me keq do perfundoje per Kosoven.
    Eshte e qarte qe Rusia do nje front te dyte lufte , mu ne zemer te Europes.
    Kete gje e dinin dhe Nato , dhe BE, dhe USA .
    Vetem Albini yne nuk e dinte . E gjithe strategjia e miqve tane te medhej ishte qe te mos ju jepej pretexi per kete front te dyte Serbo-Ruseve. Por Albini yne , patrioti i madh dhe politikani i vogel , donte dhe beri me koken e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *