• |
ide | kryesore

Pas lirimit, dy rusët dhe ukrainasi të akuzuar për spiunazh rimarrin dhe makinën e sekuestruar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas lirimit nga qelia, dy rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedir Alpatov kanë marrë edhe automjetin e tyre të sekuestruar nga policia në momentin e arrestimit 9 muaj më parë.

Ata janë parë duke qarkulluar në pranë Zaranikës me automjetin e tyre.

Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022./Aldo Kozarja- Panorama



6 Comments

    1. A je ne terezi ti, car sulmi iu be rojeve, vetem spray me piper iu hodh. Qe normalisht duhet te denohet vetem personi qe e hodhi jo te tre. Per nje veper te tille besoj se max 6 muaj burg denohesh, ndersa ato kane 9 muaj qe rrine ne burg.

    2. Mbaji nje jave ne qeli, le te paguajne gjobe dhe ja ku mbaroi puna!

      Po kjo zallamahi ishte nje budallallek i qeverise miope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *