• |
ide | kryesore

“Francezët na thonë jeni sllavë”, Neritan Ceka për financimet e huaja në albanologji

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arkeologu Neritan Ceka ka folur në Euronews për vendimin e rikthimit të Albanologjisë në Akademinë e Shkencave duke arsyetuar mbi efektet negative të studimeve që financohen nga të huajt. Si shembull, Ceka mori rastet e financimit nga francezët, nga grekët apo nga të tjerë akademikë të huaj që ndikojnë në studimet që bëhen, duke sjellë rastin e Kosovës, kur për hir të financimit ka pasur edhe raste kur shtrembërohet historia.

“Kur vjen francezi dhe punon në veri të Shqipërisë me kulturën e Komanit, francezi thotë këta nuk janë arbër, por janë sllavë. Këta antropologët e Kosovës, shkova unë në Kosovë. Në Nëntor, kishin një konferencë të financuar nga francezët dhe nuk u përmend kurrë Dardania. E dini pse nuk e përmendin? Se serbëve u mbetet hatri se teoria e tyre është se në Kosovë nuk kanë ardhur nga Ilirtët, nga Dardanët tek shqiptarët, por se kanë ardh serbët dhe pastaj kanë ardhur shqiptarët. I thashë: Ku jam këtu? A jam në Kosovë? Ore dardanët, ku i keni?” u shpreh Ceka.

Akademia e Studimeve Albanologjike u mbyll dhe studiuesit e saj do të përfshihen në njësitë e Akademisë së Shkencave për të punuar mbi tre projekte të mëdha.



8 Comments

  1. Pse o bardhosh, nuk je sllav ti?! Te kujtohen ato 3 gishtat qe ngrije ne Valona, ’97?! Apo i harrove shpejt?!

    Ju nuk jeni sllave, por otomane!

  2. Gabim bene austro- hungarezet qe na bene shtet te pavarur ne 1912.Ne shqiptaret nuk e meritojme.Ne e shesim b…per dy leke.

  3. Kur merrni financime te huaja ju vjen mire se keni cte fusni neper xhepa Pse nuk e ngrini zerin po lavderoni politikanet tane qener Te gjithe e keni shitur vendin per interesa vetjake dhe tani na indinjoheni. Politika juaj largoi nga vendi te rinjte faljani Serbeve e Grekeve vendin e numeroni verdhushkat se me cete ne varr do i merrni . Vetem ankoheni Francezet, Gjermanet po ju cbeni apo prisni nga ata Shko ne France e thuaj qe jane Arabe e shikon cte gjen Ata me historira te deformuara e vjedhura mburren e fryhen ju e keni e nuk doni ta mbroni.

  4. ky ceka eshte bere shok e mik me gjinushin tani se dihet ku fle lepuri se gjinushi ja ka mbushur xhepat per ta mbrojtur ky ka shitur ikona te huajve dhe flet simbas interesit te xhepit ky ju doli dikur protestuesve para tek ura e lanes per te mbrojtur bllokun e komunistave sepse ishte nje njeri qe hante ne ate sistem dhe hengri me sali berishen edhe ne kete sistem me demek demokraci tani jane mbledhur aty ne akademi dhe nuk lejojne asnje te ri te shpall idete e tija per albanologji shkenc sepse sipas tyre vetem kto spcie komunista i dijne te gjitha dhe te te tjeret jane te lajthitur sepse ketyre ju duhet te mbrojne rrogen e tyre e financimet qe bejane shoqatat e baotes dhe po pranuan te tjere torta duhet te ndahet ne shume pjese e per kete duhen denigruar te gjithe qe nuk mendojne si keta komunsta mutit klm.

  5. I nderuar Z. Ceka,

    Ju keni mar në dorë një flamur si Kryetar i komisionit të historisë dhe arkeologjisë, por edhe si një ish politikan, autor dhe ndoshta ish arkeolog. Ne e shikojmë flamurin Tuaj, por nuk shikojmë simbolin në flamurin Tuaj (?!) Dukeni si kalorësi i të mirës që po i jep dritë kombit por në të njëjtën kohë po ricikloni njerëzit të cilët janë përgjegjës për ato probleme për të cilat ankoheni Ju dhe ne. Skënderit i interesojnë Paratë dhe numrat.Po Ju çfarë Ju intereson?!Mos na thoni…se u zgjuat një mëngjes dhe Ju mundoi shumë dhimbja për Shkencën dhe Kombin!! Mendoj se as Ju Z. Ceka, nuk e dini “Planin e vërtetë të Shefit” për Albanologjinë. Jo, nuk e dini.Ai nuk do ta tregonte ty sepse ti do dilje me vrap në media me flamurin nacionalist pa simbol siç e ke zakon. . Të lutemi, mos riciklo përgjegjësit e shkatërrimit të ASA….Kjo Ju bën bashkëfajtorë!Të jeni i sigurt se njerëzit që janë “motorri i vërtetë i arsyes dhe Shkencës” nuk do bien në “grackën” tënde patetike.. Ti vazhdo me telenovelën tënde mediatike, është e drejta jote të thuash atë që ndjen…Janë me qindra ata që do kesh përballë kur të filloj “debati i vërtetë” për autonominë e Shkencës Shqiptare! Kursejini energjitë deri atëherë….Qofsh mirë, bashkëvuajtës Pellazg!

  6. Je bërë plumb qorr që s’di ku te ngulesh. Apo ”pas meje te behet qameti” ? Po mendo per çupen, se po ja shtron te ardhmen me armiq 🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *