• |
ide | kryesore

Itali/ U vra nga partneri i saj, gjendet trupi i 29-vjeçares shtatzënë

Lajme, Planet



Një krim makabër ka tronditur shtetin fqinj, Italinë. Mësohet se një 30-vjeçar vrau partneren e tij shtatzënë, trupi i së cilës rezultonte i zhdukur që prej fundjavës. Mirëpo sot mediat italiane njoftojnë se trupi i 29-vjeçares, Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë, është gjetur në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa.
Partneri i saj Alessandro Impagnatiello, i arrestuar për vrasje, ka treguar se ku e kishte fshehur. Arrestimi i tij erdhi pasi në fuoristradën e 30-vjeçarit u gjetën gjurmë gjaku. Më pas, kur karabinierët analizuan banesën u zbuluan shumë gjurmë gjaku, veçanërisht në shkallët e godinës dhe në hyrje të saj.

Në atë moment 30-vjeçari ka rrëfyer dhe ka lejuar gjetjen e trupit: “Unë e vrava”. Sipas një ekzaminimi fillestar, ai ka tentuar të djegë edhe trupin, i cili është gjetur i mbështjellë me disa qese plastike.
Giulia Tramontano ishte zhdukur nga shtëpia natën mes së shtunës dhe të dielës. Nga hetimet u zbulua se Giulia kishte pasur një debat të rëndë me të dashurin e saj pas zbulimit të një lidhjeje paralele me një të huaj të re. Hetimet vijojnë mbi hipotezën se 30-vjeçari mund të ketë pasur bashkëpunëtor në krim. Ai vetë e ka mohuar këtë.



2 Comments

  1. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

  2. Ku Jane ata rrobqira te komentojne se sa te poshte dhe rrace e ndyre Jane italianet? Ku Jane ata plehrat qe shajne Vetem Shqiptaret? Ka dy mundesi ose Jane pakica Greko sllave Shqipfolese ose Jane kurvat e LGBT Sorrosiane qe urrejne Shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *