• |
ide | kryesore

SPAK arreston 2 personat që korruptuan Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



SPAK ka bërë një njoftim pak minuta më parë duke zbuluar edhe skemën që çoi në korruptimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Në pranga janë vënë 2 persona të tjerë. Ata janë V. T. dhe S. Sh. me detyra aministrator dhe inxhinier në kompaninë private “Dri…” sh.p.k që synonte të merrte tenderin e mbikqyrësit të punimeve në disa qendra shëndetësore në Duirrës. 

“Në vijim të njoftimit të datës 03.06.2023, informojmë se në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 03.06.2023 dhe 04.06.2023 urdhrat e ndalimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj shtetasve V. T. dhe S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nene 245 dhe 25 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasja Joana Duro, me funksionin Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në shumën 330.000 lekë), është dhënë si ryshfet nga shtetasi V.T., administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases Laura Sheto, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Joana Duro., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt” – thuhet në njoftimin e SPAK. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. NJE GOXHA ZBULIM, ANTI KORRUPSION,, E KANE QARE FARE, ASPAKUT PO I SHURDHOHEN VESHET, E QORRUAR SYTE NGA KORRUPSIONI GALOPANT, E NE RRJETE ME SE FUNDEMI NA RA NJE CERONKE. BRAVO, I THURINI LAVDE PUNES SE ASPAKUt, DOSJET ME VJEDHJE E ABUZIM I KANE KOLOSALE, NUK NDIHEN, I FSHEHIN, I PERPUNOJNE, POR NUK VEPROJNE. E,,, NGA KUSH DO PRESIM DREJTESINE E VOTUAR, E KERKUAR…NGA KJO TUFE SERVILESH SHTETERORE, NGA KETA ISH OPERATIVE SIGURIMI. ,,NGA PROKURORE BIJE KRIMINELESH KUQALE.KURRE NUK KA PER TU NDREQUR LIGJI EDHE E DREJTA ME KESI FUNDERINASH.HALLA ATYRE QE NA I BENE PESHQESH KETE MASKARADE MASHTRIMI, QE DREJTESIA TE JETE NE DORE TE BIJEVE TE KURVIT.

  2. Cfar shfaqje e shumtut e gjithe reforma. Keto eshte oqean korrupsioni ..keta merren me pellgje dhe mizat e m…Turp mjerim shkatrrim

  3. Trishtim, mjerim, depresion, vrasje, azil pa fund….Panorama e popullit.
    Palasa., Dhermiu.vila ne Hamallaj e alpe hotele me 5 yje ne Perendim..fundjava me veshje dhe shpenzime luksi …Panorama e 4 mij capaçulve që qarkullojn qindra milion euro te taksave tona.

  4. Hajde moter qiret e -SPAKUT- do denojne ata qe i korruptuan a gra qire dhe te leshoni ate qe mori leket .drejtesi shkerdhate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *