• |
ide | kryesore

Ryshfet 330 mijë lekë për tenderin, del sot para GJKKO-së sekretarja e MSH

Lajme, Të fundit



Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme. Duro dhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteto do të njihen sot me masën e sigurisë, ndërsa seanca pritet të zhvillohet në orën 13:00.

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se ajo mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese ka ofruar  672.457.60 lekë.

Dy zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Hetimet e SPAK për korrupsionin me tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë kanë çuar në ndalimin e administratorit të kompanisë, ‘DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi.



2 Comments

  1. Po pse mo SPAK u krijua te hetoje keta me 330,000 lek korrupsion? futja pordhes. Ketu po behet korrupsion dhe dallavere me miliona EURO dhe ska nje minister apo Drejtor i larte ne administrate qe eshte denuar apo sekuestruar pasurite. Kesaj I thone tallje trapi me kete popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *