• |
ide | kryesore

Kriza në veri/ The Times: Albin Kurti nuk do ti lëshojë miqve të Putinit

Arkiva, Kryesore, Lajme
albin kurti the times



Nga Richard Spencer/ The Times

Kryeministri i Kosovës ka pamjen e prekur të një nxënësi shkolle, i cili mendon se ka bërë gjithçka siç duhet për t’u përshtatur, por ende nuk e ka fituar zemrën e shokëve të vet.

Por, Albin Kurti – i cili dërgoi javën e kaluar, 4 kryebashkiakë shqiptarë etnikë, në katër komuna me shumicë serbe, kundër këshillës së SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së, miqve më të ngushtë të Kosovës – nuk është penduar.

Ata e ndëshkuan qëndrimin e tij me përjashtimin e forcave ushtarake kosovare nga stërvitjet e udhëhequra nga NATO. Ai beson se shpërblimi për largimin  metaforik nga ekipi i futbollit do të jetë përfundimisht mposhtja e armikut të tij më të vjetër të gjallë, presidentit ultra-nacionalist Vuçiç të Serbisë, ish-bosi i të cilit e burgosi atë vite më parë.

“Ne kemi nevojë për ndihmën e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së,” tha ai për The Times në një intervistë në fundjavë. “Por kjo ndihmë nuk duhet të jetë në drejtim të qetësimit të autokratëve.”

Kriza e fundit në Ballkan mund të tingëllojë e parëndësishme, nëse mendohet se katër kryetarët lokalë nuk u shërbejnë më shumë se 50 mijë banorëve. Por, ajo e ka vendosur Kurtin jo thjeshtë kundër Vuçiçit, ajo e ka përplasur atë me forcat që ndërhynë ushtarakisht kundër ish-liderit të ndjerë Sllobodan Millosheviç, duke çuar në pavarësinë e Kosovës.

Lexo me tej:

CNN: Pse serbët sulmuan NATO-n në Kosovë (dhe si po përfiton Vuçiç) 

Perendimorër kanë harxhuar një dekadë duke provuar ta ndajnë Vuçiçin nga miku më i afërt i tij, Presidenti Putin, për shkak se Vuçiç, që dikur ishte ministër i informacionit i Millosheviçit, luan si macja me miun me Evropën, shpesh duke u kthyer kah lindja, e nganjëherë kah perëndimi. Zyrtarisht Serbia kërkon të anëtarëohet në BE.

Me përqendrimin diplomatik dhe ushtarak të angazhuar plotësisht në Ukrainë, gjëja e fundit që Perëndimi dëshiron është një tjetër konfrontim – prandaj u krijua dhe grindja me Kurtin, kur ai këmbënguli për të mbajtur një qëndrim të ashpër.

Gjithçka nisi kur pothuajse të gjithë nga 50 mijë banorët e katër komunave në veri të Kosovës, që janë gati se 95% serbë, bojkotuan zgjedhjet lokale të prillit. Kjo nënkuptoi që katër shqiptarë etnikë u zgjodhën me më së shumti nga 100 vota. Serbët kundërshtuan, Kurti nguli këmbë, përballë sugjerimeve të ambasadorëve që të zgjedhurit “të punojnë nga shtëpia”.

Rezultati ishte kaos. Turmat sulmuan komunat. Paqeruajtësit e NATO’s u sulmuan nga burra të maskuar. 19 hungarezë dhe 11 italianë u lënduan, bashkërisht me më shumë se 50 serbë. Emisarët perëndimorë shpërthyen, duke e quajtur Kurtin të papërgjegjshëm, madje privatisht, edhe më keq. Por, ai thotë se po mbronte sundimin e ligjit dhe demokracinë, e cila nuk do të mund të mbijetonte po të dorëzohej ndaj bullizimit të mikut të Putinit.

“BE, SHBA, Britania e Madhe, e njohën procesin demokratik të zgjedhjeve,” tha ai. “Nëse kryetari nuk do të punojë nga zyra e tij, nga do të punojë ai?”

Janë dy pyetje kyçe që qëndrojnë pezull mbi të ardhmen e Kosovës, ku 13,000 njerëz vdiqën në luftën e përgjakshme civile të cilës i dha fund ndërhyrja e NATO-s. E para është shkalla e autonomisë që do t’i japë enklavës së saj etnike serbe në veri të vendit, ku qytetarët mbajnë flamuj serbë. E dyta është nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës dhe do të ndërpresë lobimin e saj ndaj vendeve si Rusia që e bllokojnë këtë.

(PAMJET) Ushtarët e NATO-s të plagosur, ç’ndodhi në përleshjet me serbët e Kosovës  

Perëndimi shpreson që duke i bërë lëshime pakicës serbe, Kosova do ta ruajë paqen aq gjatë sa Vuçiç, ose një pasardhës, përfundimisht do t’i dorëzohet realitetit de fakto, pasi ky do të jetë një parakusht për anëtarësimin në BE. Kurti, i cili si student aktivist ishte burgosur nga Millosheviqi, thotë se Vuçiç është ende i njëjti njeri që ishte atëherë dhe po bën lojëra me bashkëbiseduesit e tij. Ai thotë se po mban qëndrim të ashpër ndaj komunave sepse nëse tregon dobësi, Vuçiç do ta shfrytëzojë atë.

Serbët i bojkotuan zgjedhjet pjesërisht sepse në një “marrëveshje normalizimi” në vitin 2013 atyre iu premtua se këshillat e tyre mund të formonin një “bashkësi të komunave serbe”. Ajo nuk është jetësuar kurrë. Kurti e pranon problemin dhe thotë se ka ndërmend të merret me të – por vetëm me kushtet e tij.

Ai thekson se ishte një grup i ngjashëm i këshilleve serbe që u bashkuan për t’u shkëputur nga Bosnja, i mbështetur nga Millosheviçi, duke shkaktuar luftën atje. “Nuk do të lejoj që Kosova të bëhet Bosnjë”, tha ai.

Diplomatët sugjerojnë se Kurti, 48 vjeç, i cili po i qëndron premtimeve kundër korrupsionit, po përpiqet të tregojë veten si një Zelensky i ri. Ata thonë se Kosova është shumë e ndryshme nga Ukraina, ndërsa enklava serbe i ngjan më shumë Irlandës së Veriut sesa Donbasit. T’u kërkosh serbëve atje të harrojnë Beogradin është si t’u kërkosh katolikëve të Irlandës së Veriut të harrojnë Dublinin. Kurti e mohon forcën e ndjenjës  që ekziston në veri, thonë ata, dhe duke i hedhur poshtë bandat që sulmuan zyrat komunale si “milici fashiste”, po i shtyn serbët e zakonshëm në krahët e tyre.

DASH reagon për situatën në Kosovë/ Blinken: Të ulen tensionet në veri të vendit 

Ata nuk e kundërshtojnë faktin se, megjithatë, bandat kanë një bazë kriminale: si në luftërat jugosllave të viteve 1990, bandat e huliganëve luajnë një rol shumë të madh në jetën serbe. Kurti padyshim e ka të vështirë, edhe sepse opozita kërkon kompromis, për hir të marrëdhënieve më të mira me Perëndimin. Ai tha për The Times se do të mbante zgjedhje të reja, për sa kohë që serbët premtojnë se nuk do t’i bojkotojnë ato. Ai tha se pranoi se kryetarët e bashkive ishin vetëm “gjysmë legjitime”.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj demokracisë,” tha ai. “Nuk do të kemi kryebashkiakë Zoom. Ne jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe një vend serioz”.

Richard Spencer/ The Times



9 Comments

  1. “Kalbësira që kemi ne brenda është Sali Berisha. Ai bashkëpunoi me kandidatët dhe strukturat e PS për të humbur Agron Kapllanaj, pro harron se pas Agron Kapllanajt janë qindra demokratë.
    Berisha zgjodhi të qëndronte te inati vetë dhe realizoi të inatin e vet.

    1. Kalbësirë je ti dhe gjithë ata kalbësira të vulës që u bëtë mbështetës të Ramës dhe në kontributin për të vjedhur zgjedhjet. Agron Kapllanaj nëse kishte këllqe përse nuk konkuroi në primare???

      1. Albini e mori ultimatumin. Ka vetëm dy ditë kohë, për të reflektuar atë që kanë vendosur ndërkombëtarët.
        Pastaj pushtetin në Kosovë e marin ata që e çliruan Kosovën.
        Kurti mund të marrë rrogën si kryeministër, por të gjithë aktivitetin dhe punën do ta bëjnë SHBA, Britania dhe BE, me KFOR dhe NATO.
        Pra këta do të organizojnë zgjedhje në Veri, dhe do të krijojnë asocazionin e komunave serbe.
        Pra po i thonë Kurtit:- Ti rri aty dhe ha mut. Kosovën tani e drejtojmë ne.

  2. Vulaxhinj…,Hahaha Ju nuk keni bithe me u perballe me zgjedhesit demokrate dhe me ba gare me njeri tjetrin.Ju,ju kane leshu me parashtute neper pozicionet qe keni(ish kryeshuli).

  3. Vulaxhinj…,Hahaha Ju nuk keni bithe me u perballe me zgjedhesit demokrate dhe me ba gare me njeri tjetrin.Ju,ju kane leshu me parashtute neper pozicionet qe keni(ish kryeshuli).
    E sa per Albinin,tashma boterisht dihet se e realizoi qellimin per t’a paraqite Serbine dhe Vucicin,me fytyren e vertete ANTISHQIPTARE.
    Dhe pjesmarrje te serbqireve ne zgjedhje.

  4. Po po Kurti trim i madh ja beri 8 me 2 Vucicit, e nxori nga NATO, e prishi me USA dhe BE, prite tani kur ti anuloj e dhe vendin ne OKB Serbise

  5. Mos harroni z. Escobar, se kush jane shqiptarêt!
    Jane ata qe ne 11 shtator qanin për viktimat, kurse greket dhe serbèt qeshnin dhe kërcenin deri në ekstazë……

    Në kohën e bombardime 1999, serbët mallkonin USA, kurse grekët ju dilnin në krah dhe protestonin kundër USA në Athinë për serbët.

    Mosminjohja një ditë të bënë gjëmën. Kurse për mirnjohjen që ka populli shqiptar tash 100 vjetë, po e ndroni me interesat e sërbëvë. Turpë dhe faqe e zezë.

    Po nëse fiton Albini zgjedhjet pra. Me cilin popull jeni? Me atë Serb apo Shqiptarë.
    Palaço Diplomat si ti dhe ata shokt e tu të EU Borrel dhe Lajcak. Turp dhe vetëm Turp

  6. Fytyra epike e vrerosur e Sali Berishës më 8 janar 2022, ndërsa ecte buzë Lanës së bashku me njerëzit e tij nuk ishte e tillë pse nuk e mori fizikisht, por pasi e mori vesh se selinë e PD-së e kanë mbrojtur demokratët e bazës, që e konsoderuan atë seli, të tyren.

    Ato 105 mijë vota që PD mori më 14 maj

  7. shekulli qe lam pas shenoj padrejtesi ndaj nesh coptimin etnik kurse politikat e shekullit te ri organizime mbi baza interesit te grupeve te interesit qe jan familjet e pasura me ze ne bot ku pas shkon paralel asimetri te grupeve qe perfitun nga ndarjet e interesit shekullin e kaluar dhe kombi t shqiptar i behet padrejtesi mbi padrejtesi dhe per hir interesash grupeve asimetrike serbis greqis malit zi maqedonis jan tentuar perseri tu jepen troje shqiptare se jan pazare interesash por tashme sfida dhe rrenimi i pret te gjith se vet interesiat sido qe ti ndajn nuk ju mbushin qellimet keshtu qe jemi ne prak permbyseje interesi ose marrveshje me parime me hak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *