• |
ide | kryesore

Berisha tregon emrin e ministrit që nxori informacionin për arrestimin e Dakos

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka nxjerrë informacionin për arrestimin e Vangjush Dakos 4 ditë përpara se të dilte vendimi.

Duke folur në Kuvend ai tha se “Vendin e ke te Gjushi ti, 4 ditë përpara e dekonspirove dhe tani i thonë SPAK-ut kush e nxori sekretin. Ky merr përsipër të gjitha pazaret e Ramës. Kush ia tha Durrësit? Ti ia the. Je ti një lloj jagoje që ke shok vetëm veten”, tha Berisha.

Duke komentuar raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ish kryeministri tha se “Ky është komisioneri i shitjes së të dhënave. Ky pretendon se ka një ligj dhe e zbaton. Ligji i thyhet jo një, dy, por 1 milion herë. Ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e SHISH. Ligji thyhet për të ndihmuar klanet e tmerrshme të mafies shqiptare, në Ballkan dhe në botë. Të gjitha targat u nxorën në treg nga këta që rrinë mbrapa shpine. Ligji mbron të dhënat personale, por ato iu dhanë patronazhistëve të kuq. A e dini ju që këta patronazhistë edhe në zgjedhjet e fundit kërcënuan burra e gra se “të bëjmë copa, të marrim shpirtin”?”.



6 Comments

  1. Ulsi aman na trego kur e ka radhen Rama,Berisha dhe Meta. Le te dali ky sekret shtetror dhe ti ik me qejf dhe bej nja 2 muaj burg. Vetem nxirre kete sekret. Sepse do te jesh njeriu me popullor dhe me i votuari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *