• |
ide | kryesore

Kafshët shtëpiake do të zënë një vend në parlamentin italian

Paparazzi, Slider
kafshe shtepiake



Qentë dhe macet shumë shpejt mund të lejohen në “Palazzo Madama”, (në Romë është selia e Senatit të Republikës Italiane, dhoma e lartë e italianëve) në vendin e punës të zotërinjve të tyre.

Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa hapi një diskutim duke kërkuar nga kuestorët të vlerësonin mundësinë e lejimit të kafshëve shtëpiake të parlamentarëve.

Gjithçka nis nga një kërkesë e senatores Michaela Biancofiore e cila shpesh nuk është e pranishme në punë gjatë pasdites pasi kujdeset për qenin e saj të sëmurë.

Për momentin, kafshët shtëpiake nuk lejohen në “Palazzo Madama”, por senatorja që e hodhi propozimin tha se priste lajme të mira më 22 qershor, që përkon me Ditën Botërore të Kafshëve në Zyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *