• |
ide | kryesore

VOA: Nuk dihet kush e ka shkruar propozimin e Ramës për serbët në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovë



Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot se i ka dorëzuar presidentit frncez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një draft për krijimin e asociacionit të komunave serbe, i hartuar siç tha, nga ekspertë të nivelit më të lartë europian dhe amerikan.

Kryeministri Rama deklaroi se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane”, deklaroi kryeministri Rama, duke bërë të ditur se dokumenti është hartuar “nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe europian prej kohësh”, pa shpjeguar se kur ka ndodhur, por duke theksuar se: “është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti”.

Mbetet po ashtu e paqartë nëse ka qenë qeveria shqiptare e cila ka kërkuar hartimin e këtij dokumenti, apo ai i është ofruar asaj. Zoti Rama tha se ekspertët kanë dhënë një kontribut dhe se ai thjesht ka bërë që ky kontribut të kthehet në një mundësi për dialog duke theksuar se nuk ka dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje, “unë thjesht kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut nëpërmjet kumbarëve të procesit, që janë presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë. I takon atyre të bëjnë atë që dëshirojnë me këtë kontribut sepse tani ishte gati për tu bërë dhe tani janë kushtet për tu bërë, duke parë që në vend se të ulen në tryezë njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufij me Kosovën”.

Lexo më tej: Sikur ta donte Kosovën sa Georgia Melonin 

Javën e shkuar kryeministri Rama pati një takim të veçantë me presidenti francez Macron, gjatë Konferencës së sigurisë në Bratislavë, ku zoti Macron foli me tone të ashpra ndaj autoriteteve të Kosovës duke i konsideruar ato përgjegjëse për situatën e krijuar në veri.

Një situatë që sipas kryeministri Rama “po merr përmasat e një tragjedie politike për Republikën e Kosovës” e cila shtoi ai, “si kurrë më pare, po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët strategjikë të kombit shqiptar”, të cilët i cilësoi si “zotët e shtëpisë në Kosovë”.

Ndërsa e cilësoi dokumentin e ofruar prej tij si konfidencial e për të cilin nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti, zoti Rama u mjaftua të shpjegojë se “unë mendoj që një asociacion që është brenda kornizës kushtetuese të Kosovës , që është në sinkron me të gjithë pritshmëritë e komunitetit demokratik, që i jep vetë administrim, vetë menaxhim, quheni si te doni, atyre që e përbëjnë, pa e venë në pikëpyetje asnjëherë autoritetin e insitucioneve të Republikës së Kosovës; që i jep mundësi t’i bëjnë ato që duhet të bëjnë për arsimin dhe për shëndetësinë dhe që patjetër gjen miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është gjëja që i duhet sot Kosovës”, nënvizoi ai. /Zëri i Amerikës



15 Comments

    1. Tradhëtar.Ska si të jetë ndryshe. Përsërit skenarin e Enverit.Nuk e di por shqiptarët tradhëtarët i kanë dhënë vëndin e duhur në histori dhe ky Palloshi ashtu do njihet e ngelet.

    2. Ky s ´ka as fe dhe as atdhe (fjalet qe perserit shpesh si papagall). Ky thjesht i fales pushtetit dhe parase, per keto te dyja shkon nga krimi ne krim dhe merr perpara kedo qe i prish pune dhe nuk i shkon mbas fijes. Delirant dhe megalloman. Fatkeqesi e shqiptareve.

  1. E shkrujten atehere kur u mbodhen andej nga ishin qe ky rrinte ne tavolin me Vucicin. Gabim i madh, duhej te koordinohej njeher me Kurtin, te shruante ca donte Kurti dhe pastaj le te bente sikur e kish shkruajtur vet. Po me duket se me te vertet qeka koordinuar me Vucicin.

  2. Shenim:

    Edhe per
    fanatiket komentues si ketu “LAPSI” edhe ne faqet e rrjeteve sociale!

    Shikoni e keni mendjen se nuk eshte e keqja Edi Rama!

    Edi Rama eshte pale me te keqen qe i kanoset vendit…!

    Edi Rama mund te jete, ESHTE ne sintoni te plote me politiken e jashme:
    Me Nderkombetaret!
    Me aleatet!
    Me Ameriken!
    Me BE- ne!

    Ndaj dhe i eshte drejtuar
    per vemendje e shqetesim: FRANCES-
    Presidentit Makron
    GJERMANISE – Kancelarit Shulcs!

    Keni vemendjen ” o njerze”
    se c’thuhet, e c’ duhet!

    Nuk eshte Edi qe ngaterroheni shqiptaret politikan, komentues, analist, gazetar,
    e populli i shqiptareve te Dardanise- Kosoves!

    Edi Rama & Nderkombetaret vete
    i ka bere zgjedhjet me bojkot te opozites…
    dhe ka vazhduar Parlameni i gjumtuar,
    me 20 deputet mangut!

    I certifikuan dhe pranuan dhe Nderkombetaret!

    Krejt ndryshe eshte me situate provokuese ne kete zone te nxehte
    qe ndersehen nga Serbia,
    dhe kerkojne destabilitet e konflikte per tu larguar
    nga e verteta historike…!!!

    Zgjedhjet ne 4 komuna u kryen…!
    Po!

    Zgjedhjet u njohen!
    Po!

    Provokuan dhe bene te mundur qe te kuptohet qe bojkoti nuk pranohet…!!!

    Misioni i tyre( kryetareve- zgjedhjeve) ishte i denje
    deri sa pranojne te ulen dhe bejne zgjedhe…gjitheperfdhirese
    te popullates dhe te tashmr kuptueshem pranohet se me ke duhet te kene pushtetin qeverisese me shumic votuesish!

    Jo me 2 – 3%!

    Ndaj dhe kerkohet zgjidhja me zgjedhje…!

    Te bejne dorheqje kryetaret ne detyre
    per te qene te hapur
    ne konkurim
    per te bere zgjedhjen e duhur te perfaqesuesve te besuar…!

    Ndaj nuk e keni te keqen nga Edi Rama!
    … Mos u humbeni…!
    Mos e humbni vemendjen!
    Mos u mbyteni ne gote bosh!!

    Edi Rama eshte vellai njelloj si njeri nga ju shqipe kosovar!

    Jo tradhetari!

    Kurre jo!

    As nuk mundet!
    As nuk eshte
    As nuk behet!
    Kurre jo!
    Perkundrazi! Duhet te jete ne balle
    e balleperballe me te keqen!

    Edi Rama eshte Kryeministri i vendit, i shqetesuar per situatat e vendit dhe per Kosoven,
    qe e ka ne Kushtetuten e Shqiperise,
    pavaresish se Kosova eshte Shtet ne vete!

    Kryeministri eshte i shqetesuar njesoj e me shume se Nderkombetaret qe bejne thirrje te ulen gjakrat, konfliktet e te shkoj drejt normalizimit!!!

    Jo jo nuk eshte Edi ‘Tradhetar’!

    Edi Rama eshte atdhetar !
    Eshte Kombetar!

    Eshte si njeri qe i shkon fjala me shume si ne krye te Shtetit Shqiptar!

    Edi Rama… ja perplasi ne mes te Beogradit
    “Kosova e pavarur, sovrane dhe shtet ne vete”!

    Edi Rama thot me te madhe qe Kosova eshte shtet i mbrojtur i sigurt, sovran e vet-vendoses!

    Edi Rama e tha ne OKB!

    Edi e thote kudo e kurdo!

    Edi Rama ka nje qendres ne politiken e jashtme per sovranitetin e pavaresine solide te Kosoves!

    Shqiperia eshte MEMA e Kosoves!

    Fjala e Shqipetise degjohet per Kosoven!

    1. Ku ke alwt ti more cope muti e mykir. Alwta Jane ata qe te shkaterrojne dhe copetojne more bythqir I LGBT? Te SHKERDHEFSHA pemen gjenetike

  3. VOA eshte kthyer ne nje cerdhe propagande te Salih Berishes Jane vetem ca malok me ne krye Elez biberajn qe punojne aty dhe askush nuk e degjon me

    1. Futi nji dorë valium i her, biberaj ka nja 10 vjet që ka dalë në pension o psikopat i fiksum me salën

  4. Ne nje Bote me vlera normale njerëzore, ky personazh atipik, qe quhet Edi Rama, do te vlerësohej pa asnje dyshim si njeri qe ka kryer tradhti te larte!!!

    Ne nje Shqiperi te bere pis e te shurdhuar, ai eshte heroi I kohes sone!

    S’mund te mendoj qe jemi duke jetuar me krenari e ndershmëri, me ndërgjegje kombëtare apo atdhe dashuri.

    Rroftë tradhtaret dhe gjjithe shpura e tyre fluide!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *