• |
ide | kryesore

Qëllon me armë në ajër, 55-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

Lajme, Të fundit
Në kërkim për plagosje të rëndë, arrestohet i riu në Vlorë



Një konflikt i çastit ka përshkallëzuar në përdorimin e armës ditën e sotme në Berat.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se pas një konflikti mes tre personash, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Autori, 55-vjeç ka arritur t’i arratiset policisë sakaq është bërë i mundur identifikimi i tij.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Berat

Qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, Policia identifikon autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Në lagjen “30-vjetori”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve I. M., 55 vjeç dhe E. Z., 25 vjeç, shtetasi I. M. ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 55-vjeçarit. Ndërkaq, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, shtetasi E. Z., për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e konfliktit.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *