• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur para pak minutave në aksin Krahës-Mallakastër. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Kjo ka sjellë lëndimin e tre personave që gjendeshin brenda makinave. Mësohet se automjeti tip Mercedez-Benz me targa AA843TK vinte nga drejtimi jugor teksa i ka zënë udhën mjeti tip Toyota me targa AB920AP.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit. Të lënduarit po transportohen drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *