• |
ide | kryesore

Masakra e Velipojës, arrestohet i shpalluri në kërkim në Itali

Lajme, Të fundit
shqiptari, itali, gruaja, perndiqte, policia



Policia e Riminit në Itali thotë se ka arrestuar një nga autorët e masakrës së Velipojës të ndodhur në qershor të 2021. Aty mbetën të vrarë 4 persona ndërsa 2 të tjerë u plagosën. Media italiane shkruan se ka kryer urdhërarrestin ndaj shtetasit A.G.  I riu, me banim në provincën e Rimini, u gjurmua nga policia italiane. Edhe pse kanë bërë me dije lajmin për prangosjen e tij, mediat italiane janë rezervuar në publikimin e emrit të tij.

Deri më tani dihet nga policia shqiptare se të shpallurit në kërkim për ngjarjen janë: Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku dhe Besar Ferracaku, të cilët mendohen të kenë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës në ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *