• |
ide | kryesore

Tifozët festë para hotelit të Inter, Onana: “I frikësohem vetëm Zotit e ai në fushë nuk është”

-Instant, Sport
Onana



Interi zbarkoi mbrëmjen e së enjtes në Stamboll dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka ndjerë entuziazmin e tifozëve. Hoteli, në të cilin është akomoduar skuadra në vigjilje të finales së Champions ndaj City, është rrethuar nga tifozët. Entuziazmi është në majë, edhe pse për shumë zikaltrit nisen jo si favoritë. Gjithësesi, kjo nuk e ka penguar Onana të besojë se në fushën e Ataturk gjithcka mund të ndodhë.

Te Inter skuadra është e kompletuar, Inzaghi ka rikuperuar plotësisht edhe dy lojtarët e fundit të dëmtuar, Mkhitaryan dhe Correa. Por ndërsa ky i fundit sigurisht që është i destinuar për pankinën, armeni mund të jetë lëvizja surprizë për në mbrëmje. Brozovic, për momentin, qëndron në avantazh, pasi ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë dy muajve të fundit. E njëjta gjë vlen edhe për sulmin ku Dzeko mbetet favorit ndaj Lukaku.

ONANA: “I FRIKËSOHEM VETËM ZOTIT E AI NUK ËSHTË NË FUSHË”

“Ata janë ndoshta skuadra më e mirë në botë, por duhet ta dëshmojnë këtë. Ne do të jemi në fushë për të mbrojtur dhe përfaqësuar Inter e për të bërë histori. Nuk do të jetë e lehtë, por ata duhet të dëshmojnë se janë më të mirët”. Kështu tha portieri i Inter Onana për Manchester Evening Neës. “Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Por do të jemi atje. Ata kanë më shumë presion se ne, unë jam i qetë. Në këtë jetë kam frikë vetëm nga Zoti dhe nuk e shoh atë në fushë. Njerëzit janë njerëz”.

Lexo më tej: Guardiola thumbon Inter: “Kur të jemi 0-0 do mendojnë se po fitojnë”

ENTUZIAZMI NË QIELL PARA HOTELIT TË INTER

Pritje e shkëlqyer nga tifozët e Inter për ekipin, para hotelit, pas stërvitjes së fundit në Ataturk. Entuziazmi u ngrit në qiell teksa mbërriti trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi. Tekniku u prit nga brohoritjet e stadiumit dhe valëvitja e shalleve, por u thirr në kor edhe poshtë hotelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *