• |
ide | kryesore

Guardiola thumbon Inter: “Kur të jemi 0-0 do mendojnë se po fitojnë”

-Instant, Sport
Guardiola



Finalja është një hap larg, dicka më pak se 24 orë për saktësi. Është koha për konferencat e shtypit dhe intervistat e trajnerëve Pep Guardiola dhe Simone Inzaghi. Nesër, të dy do të luftojnë në pankinë në përpjekje për të sjellë skuadrën e tyre drejt fitores. Spanjolli dëshiron t’u japë “Citizens” triumfin e parë historik. E për ta bërë këtë i beson edhe presionit mediatik dhe… thumbimeve.

Tensioni ndihet edhe te Pep Guardiola, pavarësisht se është mësuar të luajë finale kaq të rëndësishme. Ai e bëri këtë si trajner i Barcelonës me të cilin ngriti në qiell kupën e Champions. Por e nesërmja ka një shije dhe pritshmëri tjetër. Manchester City i tij nuk e ka fituar kurrë trofeun. Një fitore e mundshme do të përmbushte gjithashtu një tripletë historike. Në një intervistë për Sky, trajneri spanjoll tha se ishte i tensionuar: “Fluturat në barkun tim me siguri po lëvizin dhe do të lëvizin më shumë nesër. Por është një ndeshje futbolli dhe nëse fitojmë do të jemi kampionë. Nëse humbim do të jemi ekipi i dytë në Evropë dhe kjo nuk është keq”.

Lexo më tej: Haaland gati t’i bëjë keq zikaltërve në finalen e Champions: “Inter skuadër e mirë, por ne kemi ende uri”

Por ka vend edhe për një thumbim ndaj Inter, jo dashakeq por që mund të mos i pëlqejë ambjentit zikaltër. Duke vazhduar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të Sky, spanjolli kritikoi mendimin e skuadrave italiane: “Italianët kur janë në 0-0 mendojnë se janë përpara, se po fitojnë”. Një analizë që i shtohet asaj të mesfushorit Kevin De Bruyne. Belgu tha se priste një ndeshje të mbyllur me pak mundësi për shkak të qëndrimit që mund të kishte Inter. Çfarë do të mendojë Simone Inzaghi?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *