• |
ide | kryesore

Pas sherrit në kryesi, Bardhi mbledh të hënën deputetët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pd bardhi



Ditën e hënë pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së së vulës. Mbledhja është njoftuar nga Gazment Bardhi që tashmë mban detyrën e kreut të këtij grupi, por edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të këtij grupimi. Përmes një mesazhi drejtuar demokratëve mësohet se takimi i tyre do të mbahet në orën 13:00.

“Të nderuar kolegë! Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju faleminderit! Gazment Bardhi” – thuhet në mesazh pa specifikuar më shumë detaje për axhendën e takimit.

Të martën e kësaj jave, kryesia e PD-së vendosi dhe datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, të cilat do të mbahen më 29 korrik. Ajo mbledhje zgjati rreth 9 orë dhe nuk munguan tensionet dhe shantazhet për anëtarët e kryesisë nga një grup që u cilësua pranë ish-kryetarit Lulzim Basha. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *