• |
ide | kryesore

Berat/ Shoferi i dehur përplas dy makina të bankës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Klos, humb jetën këmbësori, Greqi



Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit, pranë stadiumit të vjetër.

Një mjet,tip Mercedes Benz është përplasur në kryqëzimin e rrugës me dy mjete të një filiali banke, njëra prej tyre me vlera monetare.

Pas përplasjes së fuqishme, që ka shkaktuar panik tek kalimtarët, shoferi i dehur në timon ështē larguar me shpejtësi nga vendngjarja por është kapur disa metra më poshtë nga patrullat e policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të sektorit të qarkullimit rrugor që po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, nga ana e policisë,janë marrë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të evidentuar shkaktarin e aksidentit, ndërkohë që konfirmohet se drejtuesi i mjetit tip Benz ishte i dehur.

Aksidenti fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz edhe pse të dyja anët e rrugës ishin me kalimatrë të shumtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *