• |
ide | kryesore

Një numër i vogël serbësh vazhdojnë protestat në veri

Lajme, Të fundit



Serbët edhe sot janë mbledhur para ndërtesave të komunave në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, për të protestuar kundër prezencës së policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Numri i tyre në mëngjes është më i vogël për shkak të motit me shi për shkak të motit me shi, derisa nëpër disa komuna punëtorët janë nënshkruar në librat e evidencës për prezencën e tyre. Autoblindat e policisë së Kosovës janë vendosur prapa objekteve komunale.

Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël, vazhdojnë të qëndrojnë përreth ndërtesave të komunave. Ata kanë larguar krejtësisht telat gjemborë në Leposaviq, njëjtë sikurse në Zveçan. Situata e përgjithshme e sigurisë në këto komuna vrazhdon të jetë e qetë. /KosovaPress



1 Comment

  1. sa trashanike politikat e shekullit 21 pa vlera kultur logjik dhe mendojn te triumfojn thotë:

    ato meritojn te arrestohen dhe ndeshkohen sepse ky veprim nuk ju sherben lirive te drejtave fjales se lire ky de fakto eshte cenojn lirit te drejtat kombetare per nje pushtim te lire pa luft shkoni mor qyqar neper shpija se po te ishte kaq i leht pushtimi do ta kishin pushtuar te tjere dhe sdo kishte met gja per ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *