• |
ide | kryesore

Protestat e dhunshme në Francë/ Një i vdekur dhe një i plagosur nga plumbat e gomës

Lajme, Të fundit



Trazirat e fundjavës së kaluar në Francë sollën viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Një 27-vjeçar u vra dhe një person tjetër u plagos nga një plumb gome të policisë gjatë trazirave.

Ngjarjet tragjike nxjerrin në pah tensionet dhe sfidat e thella që vendi po përjeton, pas vdekjes së një adoleshenti 17-vjeçar francez me prejardhje algjeriane, ngjarje kjo që ka shkaktuar protesta të forta, transmeton Corriere Della Sera.

Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron po përgatitet të prezantojë një ligj emergjent për të rindërtuar zonat e prekura dhe për të marrë masa të menjëhershme për të përballuar situatën e vështirë. Rasti i vrasjes së 27-vjeçarit ndodhi midis të shtunës dhe të dielës në qytetin e Marseljes.

Përkundër transportimit të menjëhershëm në spital, ai nuk arriti të mbijetojë goditjes së fortë në gjoks. Lajmi i trishtë u përhap natën e kaluar, kur prokuroria e Marseljes njoftoi për hetimet e tyre në lidhje me rolin e agjentëve të policisë. Megjithatë, ende nuk ka detaje të sakta se a ishte viktima pjesë e protestave apo ishte thjesht kalimtar.

Dyshimi për abuzim policor shfaqet edhe në rastin e dytë në Mont-Saint-Martin, afër kufirit me Belgjikën. Një djalë 25-vjeçar, Aimène Bahouh, ndodhet në gjendje kome që nga e premja, më 30 qershor. Ai ishte në drejtim të një automjeti bashkë me dy miqtë e tij pasi kishte mbushur benzinë në një stacion shërbimi, kur u godit nga një plumb i hedhur nga një agjent i repartit special të policisë Raid.

Dëshmitarët tregojnë se ai u rrëzua papritur mbi timon, duke humbur shumë gjak. Prokuroria ka nisur një hetim për “dhunë vullnetare” në lidhje me këtë rast.

Në një takim me 250 kryetarë komunash nga e gjithë Franca, presidenti Emmanuel Macron shpreh planin e tij për të adresuar situatën pas një jave të shkatërrimeve dhe konflikteve të mëdha. Pas dëgjimit të shumë kryetarëve komunash të pranish.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *