• |
ide | kryesore

Procedohet çifti i bashkëshortëve/ Tentuan që të fusnin mbi 25 mijë euro përmes pikës kufitare të Bllatës

Lajme, Të fundit



Një rast i mosdeklarimit të të hollave është regjistruar në pikën kufitare të Bllacës.

Policia bën me dije se nën hetim në gjendje të lirë janë vënë E.P., 30 vjeç, dhe B.S., 30 vjeçe, banues në Britaninë e Madhe, të cilët po udhëtonin në automjetin ku u zbulua shuma e parave.

Bëhet fjalë për një shumë prej 25 070 paundësh, të cilat ishin fshehur në automjet tip “Audi Q7”, ndërsa nisi procedimi penal për një çift bashkëshortësh, shtetasi me inicialet E.P., dhe shtetasja me inicialet B.S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *