• |
ide | kryesore

Taylor Swift kërcënohet nga fansi: Do vendos bombë në shtëpinë e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Taylor Swift  së fundmi u përball me një situatë të frikshme pasi një përndjekës i quajtur Mitchell Taebel kërcënoi se do të shpërthente një bombë në shtëpinë e saj nëse nuk do të lejohej të takonte “shpirtin e tij binjak”.

Mitchel Taebel mund të konsiderohet si një nga fansat më intensivë të Taylor Swift, por fiksimi i tij e shtyu atë përtej kufijve. Sipas CNN, autoritetet u vunë në gatishmëri të lartë kur gjetën një mesazh se ndjekësi “do të hidhte me kënaqësi një bombë nëse nuk mund të ishte me shpirtin binjak”.

Kërcënimet e Taebel nuk ishin vetëm kundër Taylor, ato ishin të drejtuara edhe kundër anëtarëve të familjes së saj dhe njerëzve  më të afërt. Ai fluturoi nga Long Beach për në Nashville, Tennessee , ku ishte planifikuar të performonte në  një koncert po atë natë. Ai u dëbua menjëherë nga banesa dhe iu ndalua blerja e biletave për koncertin, por arriti të fitonte akses nëpërmjet një personi të tretë. Megjithatë sigurimi e zbuloi dhe e pengoi të hynte në pronë.

Mitchell Taebel nuk ishte i panjohur për akuzat penale pasi ai u përball me akuza për ndjekje, frikësim, pushtim të privatësisë dhe ngacmim kundër Taylor Swift.Atij iu dha një urdhër ndalimi i përkohshëm por më 2 qershor, u arrestua dhe u mbajt me kusht 15,000 dollarë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *