• |
ide | kryesore

Dyshohet se i ngacmoi të dashurën, shqiptari masakron me grushte të riun italian

Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini. Mediat italiane raportojnë se i riu është sulmuar në një klub nate nga shqiptari që punonte si truprojë aty.

Shqiptari thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes të rëndë, por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje. Shqiptari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë i lindur në Itali nga prindër shqiptarë. Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit. Viktima ishte zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *