• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Tivar, ekzekutohet shqiptari, pjesë e një grupi kriminal

Lajme, Të fundit



Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar. Sipas medias malazeze, “Vijesti” nga të shtënat ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve të ngjarjes. Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën “Marsala Tita” thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën. Mësohet se autori është larguar me një motoçikletë. Shërbimet e urgjencës dhe policia ndodhen në vendngjarje. ndërsa kanë nisur hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *