• |
ide | kryesore

Aktivisti malazez: E pavërtetë që kam kërkuar vrasjen e Dritan Abazoviçit

Arkiva, Lajme, Të fundit
dritan



Aktivisti i njohur malazez i Tivarit, Zoran Vojvodiq mohoi se ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit Dritan Abazoviç. Në një reagim në rrjetet sociale ai hodhi poshtë pretendimet e partisë URA duke u shprehur se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe janë keqpërdorur.

“Është e pavërtetë brutale që kam bërë thirrje për vrasjen e Dritan Abazoviqit. Përgjigja ime ishte figurative ndaj një komentit të zonjës Jovanoviq, menaxheres së krijimit të Planit Hapësinor, është keqpërdorur nga URA, e nxjerrë jashtë kontekstit, për të portretizuar në mënyrë të rreme se gjoja po bëj thirrje për vrasjen e Abazoviqit, gjë që nuk është e vërtetë”, – tha Vojvodiq në përgjigjen e tij.

Ai akuzoi Abazoviç për projekte të pamenduara infrastrukturore në një zonë sizmike që mund të kenë pasoja të paimagjinueshme në të ardhmen. Vojvodiq u shpreh se URA dhe Abazovic duan që pavarësisht kundërshtimeve legjitime të qytetarëve ndaj planeve të tij të çmendura, ai po përfiton politikisht.

“Lobi që qëndron pas gjithçkaje ka pasur një fitim 100 miliardë vitin e kaluar dhe vetëm 1% e atij fitimi është një miliard, kështu që është e lehtë të konkludoni se për çfarë bëhet fjalë”, – thotë Vojvodiq.

Partia URA e Dritan Abazoviçit, i quajti skandal thirrjet e Zoran Vojvodiçit dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kreut të komunës së Tivarit, Dushan Rajçeviç, i cili sipas saj në vend që ta kundërshtonte, e duartrokiti duke qeshur aktivistin e moshuar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *