• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Tensionet Rama Kurti rrezikojnë mbajtjen e mbledhjes mes dy qeverive

Arkiva, Lajme, Të fundit
mbledhja e dy qeverive



Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Kosovës e planifikuar për tu mbajtur nesër në Gjakovë mund të anullohet pas rritjes së tensioneve Rama Kurti. Të dy kryeministrat kanë shkëmbyer batuta dhe kunja në distancë pa komunikuar personalisht mes tyre. Që kur prezantoi planin e tij konfidencial për asocacionein e komunave me shumicë serbe, Rama e shigjetoi Albinin se po prish marëdhënien e shtetit të ri me ndërkombëtarët.

Edhe të hënën me rastin e 32 vjetorit të Partisë Socialiste Rama shprehu hapur keqardhjen për faktin se si Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti kishin refuzuar draftin e tij për asociacionin pa e lexuar përmbajtjen.

“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me cfarë tha.

Andi Bushati: Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për Kurtin 

Por sot i pyetur për këtë temë Albin Kurti nuk e kurseu sarkazmën.“Unë besoj se Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Por nëse është kështu le t’ia propozojë atë presidentit serb Vuçiç në një nga mbledhjet e përbashkëta të Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit edhe Medvegjës. Pikërisht për këtë kryeministrin e Shqipërisë e detyron edhe neni 8 pika 1 e kushtetutës së Shqipërisë” ironizoi Kurti.

Sipas burimeve brenda qeverisë shqiptare kjo kundërdeklaratë e ka nxehur së tepërmi Ramën aq sa mund të rishikojë edhe mbajtjen e takimit mes dy qeverive të planifikuar për të mërkurën. “Për momentin jemi njoftuar se nuk do të nisemi nesër për në Gjakovë” tha për Lapsi.al një zyrtar i lartë i ngarkuar të firmoste një nga 13 marëveshjet që do firmoseshin më 14 qershor mes dy qeverive. Pala kosovare nuk ka qenë e njoftuar për këtë sepse sot paradite kryeministri Kurti e konfirmoi mbajtjen e mbledhjes. Deri në momentin që po botohet ky lajm nuk ka një urdhër të dytë që të anullojë të parin.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Paska qene i parapergatitur prandja ka provoku e sulmu Kurtin keo dite. Gjithsesi ne kete acarim te madh, sipas mendimit tim, me e mira do ishte te ndodhte anullimi,se per ndryshe do ishte kulmi i hipokrizize(se hipokrizite kane kohe qe po ndodhin,jo vetem neser). Por Nqs Rama e prish(cfare do lloj preteksti te gjeje) njeanshem kete takim, eshte sepse, sic e kam thene diten e pare.po urdherohet nga lart. Epo te na thote Rama (se po bejme sikur nuk e dime), a eshte i shantazhuar (si Thaci<Ramushi, Isa,Lumniri) dhe po nuk u bind kercenohet me dosje? NQs Po, a i leverdis nje shteti shqiptar(qofte Shqiperise, qofte Kosoves) qe fatet t'ia kete ne dore nje i shantazhuar?Pergjigjen e dha nje gazetar i huaj, kur e tha hapur qe me Kurtin (ndryshe nga me te ish qeveritaret)e kemi shume veshtire,sepse ai s'eshte i korruptuar,ska dosje…Nejse megjithe deshiren personale qe kjo mbledhje te anulohet,se do duket e sforcuar dhe hipokrizi totale, per hir te interesave te shqiptareve te dy aneve,le te behet,por dhe hipokrizia po behet e gerditshme,ne nje ane mbledhje te perbashket e ne anen tjeter leshoji Mero Bazistat(qofshin nje tufe gazetaresh qofshin nje tufe patrozhanistesh) per ta sulmu Kurtin e Kosoven.,pa i bere gje, se hajt heren e pare u ofenduan nga pjesmarrja ne zgjedhje e VV,po tash ca kane Mero Bazistat?Ia do interesin me shume Kosoves Mero Bazja se Albin Kurti?

  2. KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    Neni 8

    1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që
    jeton jashtë kufijve të saj.

    Albin, nuk e zbaton kushtetuten ai se eshte tradhtar i kombit shqiptar! Ti sherbim te fshehte ke, mblidhni prova per korrupsionin e tij dhe fshikulloje fort kete matrapaz qe ka vrare njerez ne Shqiperi me urdhrin e vet dhe ka vjedhur te gjitha pronat qe kishte Enveri ne Drilon, Butrint e Porto Palermo qe do ta ktheje ne bordello-kazino gruaja e tij. Se ka nje grua qe Irfani njeh mire sa ka bredhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *