• |
ide | kryesore

Rrëmbimi i 3 policëve, reagon zëdhënësi i BE: Kosova dhe Serbia të përmbahen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rrëmbimi i 3 policëve, reagon zëdhënësi i BE: Kosova dhe Serbia të përmbahen



Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se janë në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR-in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur.

Ai në një prononcim për Gazetën Express, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.

“Ne jemi në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë ai.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.

Kosova këtë e ka quajtur si akt agresor, teksa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë.



2 Comments

  1. Kur ben nje verprim Serbia keto i kerkojne “paleve” te permbahen ndersa kur Kosova kunderpergjigjet kto e kritikojne direkt Kosoven.
    A e shikoni o milet se kushe jane ne te vertete BE dhe Amerika!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *