• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani mban sot fjalim para Parlamentit Evropian

Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot do të mbajë fjalim në Parlamentin Evropian.

Mediat e Kosovës shkruajnë se ky do të jetë fjalimi i dytë i një lideri nga Kosova që i drejtohet këtij institucioni, pasi ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte mbajtur fjalim në PE në vitin 1998 kur kishte marrë çmimin “Saharov”.

Për këtë ka njoftuar edhe vetë Osmani, e cila ka thënë se sot, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, do t’i adresohet Parlamentit Evropian.

“Në vitin 1998, presidenti Rugova, si fitues i çmimit ‘Sakharov’, iu adresua po këtij institucioni, për të kërkuar mbështetjen e popujve evropianë për lirinë e Kosovës. 25 vjet pas, para po të njëjtit institucion, do ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë tonë, si dhe për rrugëtimin tonë evropian”, shkroi Osmani.



2 Comments

  1. Qe diten qe portali lapsi.al filloje pune kjo video tregon per here te pare se kush eshte salihu dhe lulzimja,bab e bire qe shkatarruan nje parti dhe mbeshtetsit e saj,sot partia e ndare ne copa,nje cope salihu e muli nje cop gazi e tabakHonia dhe lulzimja,ne fund i perndjekuri alibej,i verteti sokolin e cuan per lesh duke ja hequr skalpin e kokes dhe deklaruan aksident me 40 km ne ore,zoti eshte i madh dhe ai mori hak per sokolin parti ka marre rruget e mutit te salihut me shoke,po albini ku eshte??

  2. brgedeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj. Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni kope lopësh e Albin Kurtit. Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *