• |
ide | kryesore

Zgjedhjet për kryetarin e PD/ Nesër mblidhet Kryesia me kërkesë të 7 anëtarëve

Lajme, Të fundit



Mblidhet nesër në orën 17:00 Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare. Një grup deputetësh bënë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë, ku padyshim që kryefjalë e diskutimit do të jenë zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Njoftim për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike

Te nderuar Anëtarë të Kryesisë. Në mbështetje dhe zbatim të nenit 45, pika 4, fjalia e parë, të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me kërkesë të 1/5 (një të pestës) së anëtarëve të Kryesisë së Partisë, njoftojmë mbledhjen e Kryesisë me rend dite si vijon:

1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;

2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;

3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 15 qershor 2023, ora 17:00 në Sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demoraktike në rrugën Donika Kastrioti, Tiranë.

Anëtarët Kërkues:

Taulant Zeneli
Endri Hasa
Gazmend Koduzi
Taulanda Jupi
Kreshnik Çollaku
Xhemal Gjunkshi
Gentian Gaba



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *