• |
ide | kryesore

Mblidhet sot Këshilli për Rregulloren, shqyrtohet vendimi i GJK për mandatin e Olta Xhaçkës

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të diskutuar në lidhje me çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Mësohet se mbledhja pritet të zhvillohet sot rreth orës 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Demokratët kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik. Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD-së, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.



1 Comment

  1. Çe deshën, të presin më mirë ditën e fundit të ketij parlamenti në 2025 . Kush po pyt për ligj nga rama i pari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *