• |
ide | kryesore

Reagon KFOR: Nuk dihet ku ishin 3 policët kur u arrestuan nga serbët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
NATO, KFOR



Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe.

“Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”, – thuhet në komunikatën e KFOR-it, dërguar mediave.

Autoritetet e Kosovës pretendojnë se policët janë arrestuar brenda territorit të vendit, ndërsa ato në Serbi thonë se ata kanë qenë “thellë” në territorin e tyre, kur janë arrestuar. KFOR-i u bëri thirrje të dyja palëve që t’i respektojnë marrëveshjet dhe procedurat e bashkëpunimit me këtë mision, si dhe të përmbahen nga “retorika provokuese”.

“Ua rikujtojmë të dyja palëve përgjegjësitë sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike ndërmjet Serbisë dhe KFOR-it, si dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës – përfshirë policinë kufitare – dhe KFOR-it. Po ashtu, ua rikujtojmë të gjitha palëve se vendosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e misionit paqeruajtës.

KFOR-i kërkoi, po ashtu, nga Kosova dhe Serbia që “të shmangin çdo veprim të njëanshëm, që mund t’i përshkallëzojë tensionet në zonë”.

“KFOR-i i mirëpret të gjitha përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, – thekson misioni i NATO-s.

Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë – qytet në jug të Serbisë – dha të premten urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tre policëve të arrestuar të Kosovës dhe u shqiptoi masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg. Autoritetet në Kosovë shprehën shqetësim për, siç thanë, “kushtet çnjerëzore” në të cilat mbahen policët.

Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, tha për Radion Evropa e Lirë se në, bazë të informatave që ka, policët “po mbahen pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor”. REL-i kontaktoi dy avokatë që përfaqësojnë policët kosovarë, por ata nuk pranuan të flasin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “rrëmbim” arrestimin e tre policëve./REL



10 Comments

  1. Eunuket e NATO-s, iu ka hyre lepuri ne bark nga Putini dhe po i bejne leshime vasalit te tij Vucic.
    Aleanca ushtarake me kot ne bote. 60-70 vjet vetem porfhe dhe masturbim.

  2. Kjo është e futur tamam kundër shqiptarëve… Me sa duket KFOR-i do mbaj gjithmonë linjën serbe.

    Ndoshta bën mir të largohet fare nga Kosova, le të çojmë ushtrinë shqiptare t’a bëjë ruajtjen e kufirit, dmth ata pak patriotë që kanë mbetur aty, jo ata që bëjnë qejf nëpër zyra 😉

  3. Ishin tu bo mutin, po nuk lajmeruan shtabin e pergjithshem.
    Keshtu eshte kur nuk merr leje per te dhjere.

  4. Ajo u kuptua qe kur ndodhi rrembimi…
    Nuk mund te hynin pertej kufirit ushtaret serb pa pelqimin e KFOR-it.
    Ua lejuan ne nje fare menyre qe te kryenin ate operacion ushtarak per ti dhene nje mesazh te forte Albinit.
    Dhe tani po lajne duart duke thene: Nuk e dime se ku ishin…na vjen keq.

  5. Flet dhe nje here per standardet e dyfishta te perendimit. Hipokrizi e gjalle. Keta arsyetojne se kosoves ja beme nje here nderin duke e cliruar. Tani nuk meriton me asgje dhe serbise i tolerojne cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *