• |
ide | kryesore

Berisha akuza Ramës: Anuloi takimin me Kurtin për t’i shërbyer Vuçiçit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, dorëheqjen



Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, duke se thënë se anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverisë, e bëri si “favor” që iu kërkua nga Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit, sipas Berishës, si shpërblim do të lironte tre policët e rrëmbyer në Kosovë, por nuk e mbajti fjalën.

“Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, serbomadhi Vuçiç”, shkruan Berisha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Rama përfundon si limon i shtrydhur. Ismaili i tij ngeli në pistë! Afera McGonigal si shpata e drejtësisë mbi kokën e Edi Ramës!

Miq, me aktin e fundit, ndërhyrjen brutale te Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe anulimin e takimit te dy qeverive, Edi Ramës i ra maska, humbi ato që në fakt ai nuk i ka fytyrë dhe moral. Refuzimi i prerë nga autoritet e Kosovës i kësaj ndërhyrje të pa precedentë, dënimi i saj nga mbarë shqiptarët, por dhe analistët me të shquar ndërkombëtar për rajonin, bënë që të dështojë përpjekja e tij si një kamikaz antikombëtar për ti bërë një shërbim sa do të vogël padronit të tij në Beograd. Ky i fundit si shpërblim e mashtroi dhe e përçmoi mbasi nuk i liroj tre policët e Kosovës që i rrëmbeu bash ditën që Rama anuloi mbledhjen e qeverive të dy vendeve në Gjakovë.
Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, serbomadhi Vuçiç.
Por Rama jo vetëm nuk fajësoi dot autoritet e Kosovës për reagimin e tyre të drejtë ndaj ndërhyrjes së tij brutale në punët e brendshme të këtij vendi, por ai dështoi me turp edhe në përpjekjen e tij me aktet që bëri si ‘euroatlantist’ anti-NATO, që është (keni parasysh se në një akt urrejtje ndaj Aleancës, ai zhduku flamurin e NATO-s nga Kryeministria dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë) për të lehtësuar sado pak gjendjen e tij të tmerrshme para drejtësisë amerikane.
Tashmë dihet botërisht se “Euroatlantisti” Edi Rama është nën hetim të hapur penal nga gjykata e Washingtonit, kryeqytetit të komunitetit euroatlantik për aferën e tmerrshme McGonigal. Korruptimi i ish shefit të kundërzbulimit të FBI për New York-un, Charles McGonigal, angazhimi i tij nga Rama në kohën kur ai ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare, propozimi i prokurorit të çështjes për bashkim të dosjes shqiptare me dosjen ruse të Mc Gonigal është çështja përvëluese e hetimit të hapur penal që tmerron Edi Ramën dhe së shpejti do mund ta bëj atë një banor të ishullit Rikers. Tradhtarët e kombit të tyre marrin fundin që meritojnë!



18 Comments

  1. Aman o Berishe. Me respektin dhe dashamiresine me te madhe do te thoja mos u lodh

    kot. Shiko punen tende dhe gezo vitet qe te kane mbetur. Nuk po thua asgje te re e asgje

    qe populli nuk e di per Ramen. Puna eshte se gjysma e popullit qe eshte me Ramen dhe

    perfiton prej tij eshte dakort cfaredo qe te beje ai, jo vetem te vjedhe parate dhe pasurite

    publike, jo vetem te shembe shtepi e prona te qytetareve, jo vetem te punon kunder

    Kosoves , por do ti jepte voten edhe sikur ne mes te Sheshit Skenderbej te vriste cdo dite

    nga 50 qytetare opozitare. Sa i perket popullit opozitar, sic ka thene vete Rama ne parlament,

    nuk i ngrihet, duket i dorezuar dhe ka marre arratine. Shumica e atyre 900 mije qytetareve

    qe kane ikur i perkasin popullit opozitar. Ne keto zgjedhje votuan 200 mije me pak per opoziten

    ne zgjedhjet e tjera do votojne edhe dyqintmije me pak se sivjet per faktin e thjeshte se kane ikur

    dhe do te ikin, sepse nuk kane cfare te hane o Berish, vec ne hengshin postimet tuaja ne FC Book.

    Rama ka punuar ne menyre sistematike per tua bere jetesen te pamundur ne Shqiperi dhe ia

    ka arritur qellimit,i ka zbuar dhe do ti zboje nga Shqiperia. Ne kete mision ka edhe mbeshtetjen

    e “Zotit te tokes” Amerikes. Vetem Zoti i Qiellit mund t’i ndale doren. Eshte i vetmi qe nuk

    korruptohet dhe qe nuk harron.

  2. Jam shume dakort me parashkruesin. Vetem se ty doktorr po i sherben kaq mire se bashku me Ilir Meten sa nuk ka ku te vej. Sa te jeni ju ne krye te opozites Atij vetem i zgjaten ditet.

  3. Ti Tosi qe di qe Rama ka bere shumher me shum se aliu per kosoven, ne nje fjali me 10 fjale

    ke bere 7 gabime . Ja si shkruhet fjalia jote :

    Rama ka bere shume here me shume se Saliu per Kosoven.

    Edhe nje keshille miqesore: Per te qene nje patronazhist i mire meso gramatiken e gjuhes

    shqipe.

  4. Eno,Rea,Dea,Ani ….
    Trapin fort po na e cani,
    Me e dijme shume mire
    Jeni patroleshista te blere lire.

    Besa,Ela,Dori,Tosi,Titi
    Bythlepirsa pa asnji vlere,
    Te gjithe rrace paraziti,
    Nga pushta e kurva keni lere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *