• |
ide | kryesore

Nxirret nga lumi makina nga Kosova me 3 trupat e pajetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova



Janë gjetur të pajetë 3 anëtarët e familjes Pacolli nga Kosova që ranë në lumin Lepenc në aksin Shkup – Ballacë pasditen e së shtunës. Viktimat nga kjo ngjarje e rëndë janë bashkëshortët Naim dhe Merita Pacolli, 60 dhe 48 vjeç, si dhe djali i tyre 16-vjeçar, Ermali.

Trupat e pajetë u gjetën në pjesën e pasme të makinës, me gjasë pasi ata u përpoqën të dilnin prej mjetit. Lajmin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme të RMV. Në makinë ndodhej edhe një 20-vjeçar që mundi të shpëtojë dhe të dalë nga makina.

Ai mësohet se arriti të hidhej nga makina para se mjeti të merrej nga rrjedha e lumit. 4 anëtarët e familjes nga Kosova përfunduan në lumë rreth orës 15:20 të së shtunës pasi u përfshinë në një aksident me një akutomjet tjetër që drejtohej nga një 64-vjeçar nga Shkupi.

Në operacionin për gjetjen e familjes që udhëtonte drejt Prishtinës u angazhuan autoritetet maqedonase e ata nga Kosova, por edhe vullnetarë. Një reagim për ngjarjen pati edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, – shkruan Kurti në Facebook. /LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *