• |
ide | kryesore

Bisedime për anëtarësimin në BE, Ukraina raportohet se ka përmbushur disa kushte

Lajme, Planet



Në raportin e Bashkimit Evropian, që pritet të publikohet këtë javë, thuhet se Ukraina ka përmbushur dy nga shtatë kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit, thanë për Reuters dy burime në BE.

Komisioni Evropian, do të theksojë në raport përparimin e arritur pavarësisht pushtimit të nisur nga Rusia. Sipas zyrtarëve, këto kritere lidhen me reformat gjyqësore dhe ligjin për mediat.

“Ka përparim. Raporti do të jetë mesatarisht pozitiv. Nuk ka të bëjë me zbukurim të realitetit, por me njohjen e përparimit. Për shembull, ka pasur raste të mëdha kundër korrupsionit.”, tha një zyrtar.

BE-ja vitin e kaluar i dha Ukrainës statusin e vendit kandidat, vetëm katër muaj pasi Rusia nisi luftën ndaj Kievit, që po përpiqet të integrohet me perëndimin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *