• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i parë për jetën e Priscilla me Elvis Presley

Paparazzi, Slider



Së fundmi u publikua traileri i parë për filmin biografik “Priscilla”, ku luajnë aktorët: Cailee Spaeny si Priscilla Presley dhe Jacob Elordi i Euphoria si Elvis Presley.

Filmi i cili  do të dalë në tetor  bazohet në kujtimet e Priscilla-s të vitit 1985, Elvis and Me, i cili ofronte një rrëfim intim të jetës së saj me interpretuesin. Coppola shkroi dhe drejtoi filmin. Elvis dhe Priscilla u martuan në vitin 1967 dhe patën një fëmijë, Lisa Marie Presley. Ata u divorcuan në vitin 1973, para vdeekjes së Elvisit katër vjet më vonë. Priscilla ka gjithashtu një djalë, Navarone Garibaldi, me dMarco Antonio Garcia — dyshja ishin së bashku nga mesi i viteve 1980 deri në 2006.

Elordi dhe Spaeny janë aktorët e fundit që marrin rolet e Elvis dhe Priscilla, duke ndjekur hapat e Austin Butler dhe Olivia DeJonge në Elvis të Baz Luhrmann, i cili fitoi nominime për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë në Academy Awards 2023.

Pas shikimit të saj privat të Elvisit, Priscilla nuk mund të mos ndante komentin e saj të sinqertë me fansat në  Facebook, duke lavdëruar Butler për performancën e tij “të jashtëzakonshme” si Elvis. “Kjo histori ka të bëjë me marrëdhënien e Elvisit dhe kolonelit Parker. Është një histori e vërtetë e treguar në mënyrë brilante dhe kreative që vetëm Baz, në mënyrën e tij unike artistike, mund ta kishte dhënë”, shkruajti ajo. “Austin Butler, i cili luajti Elvisin është i jashtëzakonshëm.”/lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *