• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 29 korrikut/ Basha dhe Hani zyrtarisht në garë për të drejtuar PD

Lajme, Të fundit
vulës



Pas më shumë se dy orë mbledhje, Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare ka miratuar mbrëmjen e së enjtes dy kandidaturat në garë për kreun e ri të PD.

Në njoftimin për media bëhet me dije se dy kandidatët janë Gjergj Hani dhe Lulzim Basha.

NJOFTIMI:

Në mbështetje të nenit 45, pika 1 të Statutit të PDSh-së, dhe në zbatim të vendimeve të datave 6 qershor dhe 15 Qershor 2023, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në relacionin e paraqitur nga Sekretariati Ekzekutiv, vendosi miratimin e kandidaturave për zgjedhjet për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si vijon:

– Gjergj Tomor Hani
– Lulzim Xhelal Basha

Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorganizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.

Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.

Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.

Të pranishëm në mbledhje ishin:

Enkelejd Alibeaj
Indrit Sefa
Fitim Zekthi
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Gazmend Koduzi
Xhemal Gjunkshi
Endri Hasa
Gentian Gaba
Jemin Gjana
Taulanda Jupi
Taulant Zeneli
Roland Bejko
Arber Agalliu

Në mbledhje morën pjesë online Oriola Pampuri, Merita Bakiu dhe Agron Kapllanaj.



7 Comments

  1. nje tufe pupacesh te vules se rames jane mbledhur per bashen.

    pd thone keta , kea jane vari karin fare, jane me mendje qe do kapin 2 deputet qe tja japin rames e te kapin noi post.
    po i kan be llogarit gabim, tom doshi qe te qi robt eshte ne pole position
    vari karin

    1. Bravo e madhe per Lulush-Alibaba-Yuri! Tani do fitoni zemrat e shqiptareve me Copen e copesez se copes ! Po ik o lummadh ,o mendje shkurter qe te ginjejne ca alabaker, ik siko punet e tua leri shqiptaret se ti sje I zoti per bete!

  2. Kjo kryesi dhe keta kandidate per kryetar u hengshin gjithe demokrateve ate qe s’thuhet.
    Askush nuk do ti fajesonte nese do te dorezonin mandatet dhe te formonin nje force te re
    politike sipas bindjeve te tyre ose te rreshtoheshin krah qeverise. Por te marresh mandatet
    nga demokratet dhe ti perdoresh kundra tyre, te mbash peng siglen, vulen e emrin e PD me
    forcen e pushtetit, te behesh vegla kryesore e pushtetit kunder opozites dhe popullit
    opozitar, kjo ka vetem n je spjegim :keta paguhen nga pushteti per te demtuar opoziten,
    popullin opozitar dhe Shqiperine, nese Shqiperine e konsiderojme si shtepine e perbashket
    te shqiptareve. Keta po i sherberjne Rames qe opozitaret te ndjehen te huaj ne vendin
    e tyre dhe te ikin nga syte kembet larg ketij regjimi dhe larg Shqiperise rilindase.

  3. 1. Emrat e keshillit kombetar per fat jane depozituar ne Gjykate

    2. Berisha te jape doreheqje

    3. Me keshillin kombetar real, Basha NUK behet kurre Kryetar

  4. Nje glase partie na shitet mullar.Akoma nuk zune mend ket te mjere, ne dy zgjedhje dolen funderrine, e na dalin si shprese ne thirrjet e tyre me vulen e dhuruar nga pushteti, por qe dhe keta e paskan patur me dinakeri, te cilen demokratet tradicionale, luftetaret e demokracise do dijne ashtu si der sot ta precipitojne kete fantazem mikroskopike qe na shitet parti, ti tregojne se rruga e AliBasheve eshte vetem xgjatja e pushtetit Ramist.Pretendimet e iluzionet e ketij grupi te rrudhur jane vetem iluzione, vetem mbeshtetja e pushtetite ne dem te demokracide. Koha do rrjedhe e do ta tregoi qellimin e grupit vules qe jane te pa sinqerte me PDne reale te shumices, jane mine me sahat per pushtetin ne dem te zhvilli.it te demokracise opozitare.Me kete propagande, e gjoja organizim , fshehin qellimet e para menduara e te kordinuara me ish ambasadoren percarese amerikaneKoreanenKim.Andaj edhe ky grup asaj do i vene pas si puciste e servile te politikes momentale, por qe nuk po mund ti largohen lehte ne qelli.e karieriste.

  5. Vetem per Roland Bejkon me vjen keq se lejoi te perdorej si kamikaz ne zgjedhjet ne tirane. Nuk e kupton se e kane per katundar. Edhe per t’u ulur ne fund te tavolines eshte ulur. As afer nuk duan ta kene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *