• |
ide | kryesore

Beleri nuk betohet dot, Rama mban pushtetin në Himarë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Atë që nuk e arritën dot me votë në Himarë, socialistët po e rrëmbejnë me gjykata. Kërkesat e Fredi Belerit për të rifituar lirinë, pas rezultatit që i dha fitoren në Himarë, janë refuzuar të gjitha. Prandaj dhe vendimi i fundit i Gjykatës së Posaçme këtë të hënë, nuk vjen surprizë.

Kërkesa ishte specifike. Vetëm disa orë liri, sa për të qenë pjesë e ceremonisë së betimit si kryetar i Bashkisë së Himarës. Por u hodh poshtë nga gjykata.

Beleri e paraqiti lejen në 3 institucione në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për të marrë detyrën si kryetar i bashkisë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të martën në orën 11.00.

Sipas ligjit, lejet jepen vetëm në raste vdekjesh të familjarëve, martesat e planifikuara apo provimet për të arrestuar që janë edhe studentë.

Lexo edhe: Dokumenti i ri/ Fred Beleri mbetet në burg. Edhe SPAK njësoj si Vlora

Lexo edhe: Fushata e Himarës/ Si ra Fredi Beleri në grackën e Policisë së Shtetit

Me këtë refuzim, gjykata lë në detyrë Jorgo Goron, kryebashkiakun e Partisë Socialiste që doli i humbur pas numërimit të votimeve të 14 Majit. Në këtë mënyrë, kryeministri Rama ruan pushtetin lokal në një nga zonat me më shumë potencial ekonomik në vend, pavarësisht votës së qytetarëve.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij. Gjatë fushatës kishte luajtur me kartën e rikthimit të pronave për himariotët, pas probleme të shumta që kanë pasur përgjatë bregut.

Një tjetër premtim ishte ndërmjetësimi për emigrantët që jetojnë në Greqi, të cilët do të pajiseshin me dokumenta të rregullta. Gjatë një interviste për mediat greke, Beleri foli edhe për përparimin e “helenizmës” duke iu referuar minoritetarëve grekë, që sipas tij iu ishin shkelur të drejtat. Fushata e Ferdi Belerit shkaktoi nervozizëm tek socialistët.

Kryeministri Rama e sulmoi disa herë nga takimet që kreu në Himarë duke e quajtur “mi gjirizesh”, “maskara”, “idiot”, apo “analfabet” “dru”, siç nuk kishte bërë me asnjë kandidat tjetër.. Një natë para arrestimit, Rama u shpreh sërish me akuza të rënda për kandidatin e “Bashkë fitojmë” në Himarë.

“Himara është Shqipëri, Himara është pjesë integrale e Republikës së Shqipërisë, njësoj si gjithë të tjerat. Himara është tokë shqiptare dhe është një tokë ku duhet të jenë në paqe që të gjithë, ata që janë shqiptarë dhe ata që i përkasin minoritetit apo kombit grek nga prejardhja e tyre.

Unë me këtë qeveri e kemi zgjidhur çështjen e pronave të himariotëve për të gjithë. Shkoni pyetini ata, janë të kënaqur, të pakënaqur dhe huri më i shtrembër që kemi hasur në rrugë ishte ky”, u shpreh Rama gjatë një interviste në Opinion.

Në mbrëmjen e 12 Majit, dy ditë para zgjedhjeve, Beleri i arestua ndërsa qëndronte jashtë lokalit të tij në Himarë. Ai ndiqej prej disa ditësh nga forcat Operacionale që kishin futur një të infiltruar i cili i kishte premtuar 13 vota përkundrejt pagesës.

Paratë për personin e infiltruar dyshohet se ishin dhënë nga Pandeli Kokaveshi, një nga personat e angazhuar në fushatën e Belerit, por për këtë të fundit nuk është publikuar asnjë video apo asnjë telefonatë ku të duket apo të ketë dhënë para për vota.

Pavarësisht arrestimit Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro. Një mori emigrantësh mendohet se erdhën nga Greqia për ta votuar, ndërsa shteti grek protestoi ashpër për arrestimin e tij.

Pavarësisht interesimit të Greqisë për arrestimin e Belerit, autoritetet shqiptare e kanë lënë në burg. Kryeministri Rama ka thënë se do të reagojë pas zgjedhjeve në Greqi, për të shmangur acarimin e kotë të situatës. Për momentin, Beleri nuk betohet dot, ndërsa pushtetin lokal në Himarë do ta mbajnë socialistët./Lapsi.al



18 Comments

      1. kan vec nje rrace Berishistet, jan antishqiptare deri ne shpirt. Per inat te Rames shiten Himaren, tani e mbrojne kete shitje e jan gati per ti vene zjarrin Shqiperise po per inat te Rames

  1. EDRama me bandën kriminake tl tij bleu e vodhi vota në sasi industriale ndërsa Beleri u arrestua sepse paska tentuar Pandeli Kokaveshi të blejë 3 vota në favor të Belerit. Rroftë Ludoviku i Parë i Albanistanit.

  2. “Dosja sek*uale e shërbimit sekret serb…”/ Zeka: Berisha ka shantazhuar një zyrtar me video sek*uale, e kapi me një vajzë ‘VIP’

  3. Të ëndërrosh është mirë. Të shohësh ëndrra me sy hapur jo dhe aq. Ti kërkosh një politikani që udhëheq partinë të mbajë një tjetër përbri tij si kandidat për kryeministër, apo të premtojë se do t’ja lerë një tjetri karrigen e kryeministrit nëse i fiton zgjedhjet, është absurde, infantile, ikje nga vullneti i shprehur i zgjedhësve, shkelje e këtij vullneti.

  4. SPAK thërret për hetime njeriun që ka qenë ndërmjetës mes Berishës dhe Alma.K, për skandalin e Kukësit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *