• |
ide | kryesore

Dhunoi në mes të sheshit “Skënderbej” ish-bashkëjetuesen e tij, arrestohet 31-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)



Një shtetas me inicialet J. C., 31 vjeç, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pamjet janë filmuar dhe janë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e tij për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në sheshin “Skënderbej” ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *