• |
ide | kryesore

Pas letrës së Ramës, Berisha ia numëron të gjitha Yuri Kim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kim



Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të martë një letër të gjatë lamtumire për ambasadoren amerikane Yuri Kim që lë vendin tonë në përfundim të mandatit. Në shkrimin e gjatë ku nuk mungonin shigjetimet dhe ironitë, Rama njoftonte se i kishte akorduar ambasadores edhe një medalje për angazhimin e saj në Shqipëri.

Por kësaj letre të gjatë të Ramës i ka kthyer përgjigje flakë për flakë ish-kryeministri Sali Berisha. Ai nuk kursen epitetet për ambasadoren teksa e quan atë armike të opozitës dhe sekretare të Partisë Socialiste.

Berisha thotë se Kim sulmoi opozitën dhe ndërhyri në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në vendimet e gjykatave. Berisha e quan Kim një guvernatore që dëmtoi interesat e vendit tonë. Ish-kryeministri thotë se diplomatja amerikane nuk reagoi ndaj skandaleve të qeverisë dhe heshti për çështjen “McGonigal”.

LETRA E PLOTË E BERISHËS

Dy fjalë për apoteozën e Ramës për ish Ambasadoren Yuri Kim.

Të dashur miq, Edi Rama i kushton sot një lirikë politike, apoteozë të vërtetë, ambasadores Yuri Kim, e cila gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u soll mbështetëse e fuqishme e tij dhe siç vlerësuan media, analistë dhe politikanë, si sekretare e Partisë Socialiste, por dhe si një armike ideologjike e opozitës konservatore.

Ajo sinkronizoi me Edi Ramën dhe qeverinë e tij sulmet e panumërta ndaj opozitës, përpjekjet antidemokratike të tij për kontrollin e opozitës për të mbështetur pushtetin e tij monist. Ajo ndërhyri në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në vendime të gjykatave kundër opozitës së vërtetë, bëri presion të vazhdueshëm për hapje të proceseve gjyqësore ndaj opozitës.

Ajo është ambasadorja që me qëndrimet e saj si guvernatore dhe antiopozitare, dëmtoi më shumë se kushdo tjetër reputacionin e vendit të madh të lirisë në Shqipëri dhe u sulmua me dhjetëra herë nga personalitete, media e politikanë të të gjithë spektrit politik opozitar dhe të pavarur, për partinzanship-in në qëndrimet e saj, për shkeljen flagrante të “Konventës së Vienës” gjithnjë në interes të qeverisë së Edi Ramës.

Yuri Kim është ambasadorja që në 32 vite gënjeu më shumë dhe publikisht se çdo ambasador tjetër shqiptarët, gjithnjë kundër opozitës dhe në mbështetje të autorit të lirikës politike të sotme. Në vitet e saj në Shqipëri shpërtheu skandali me i madh në marrëdhëniet midis dy vendeve, skandali McGonigal. Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së për New York-un i cili u korruptua nga Rama dhe u përdor prej tij gjatë kohës që ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare për shkatërrimin e saj si dhe për shndërrimin në biznes korruptiv të sanksioneve të qeverisë amerikane në Shqipëri.

Ajo nuk reagoi ndaj asnjë skandali të qeverisë Edi Rama, shkatërrimin e paligjshëm të Teatrit Kombëtar, shkeljes së marrëveshjes së qershorit 2020 për ligjin elektoral, aferës korruptive të inceneratorëve. Zonja Yuri Kim nuk u tha shqiptarëve kurrë asnjë fjalë të vetme për superskandalin Rama – McGonigal sepse ajo vetë, sipas dëshmive në një farë mënyre, u bë pjesë e skemës së gjobvënies së biznesmenëve shqiptarë nga grupi gjobëvënës i drejtuar direkt nga McGonigal.

Ajo si asnjë ambasador tjetër, përdori pushtetin e saj si përfaqësuese e vendit të madh të lirisë për të promovuar dhe mbështetur afera të hapura korruptive qindra milionë dollarë në Shqipëri. Ish-ambasadorja Yuri Kim me qëndrimet e saj nuk respektoi standardet etike të ambasadorit. Ajo u përfol si asnjë ambasador tjetër i SHBA-së në 32 vite për afera rozë dhe prona të cilat nuk i përgënjeshtroi vetë, por për këto të fundit habitshëm preferoi si për të provuar lidhjet e saj të ngushta me Edi Ramën që këtë përgënjeshtrim t’ia besojë vetë Edi Ramës.

Të dashur miq, ambasadorja Yuri Kim gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri bëri përpjekje të hapura antikushtetuese që te emëronte kryetarin e Partisë Demokratike forcës konservatore të vendit duke përdorur kërcënime të hapura ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe habitshëm duke mbështetur njeriun që në një raport të bërë publik, komuniteti inteligjent i SHBA e kishte akuzuar direkt se ka pranuar 500 mijë dollarë financime ruse. E gjitha kjo për të mbeshtetur dhe konsoliduar pushtetin e autorit të lirikës politike Edi Rama.

Por në luftën e saj politike pa asnjë princip, Zonja Kim shkoi deri atje sa të falsifikojë në mënyrën më të neveritshme marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në 100 vjetorin e tyre, duke dëshmuar një kulturë të ekstremit të majtë të cilën shqiptarët nuk e kanë harruar akoma nga koha e diktaturës hoxhiste. Ajo e bëri këtë vetëm e vetëm se promotor kryesor në Shqipëri i marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane nga vizita e Sekretarit Baker në qershor të vitit 1991 dhe në vitin 2013 kishte qenë Partia Demokratike.

Duke i uruar suksese ambasadorit të ri të SHBA në misionin e tij në Shqipëri uroj gjithashtu që ish-ambasadorja Yuri Kim, që u soll ndaj opozitës shqiptare si një McGonigal politik, të mos jetë një e tillë për interesat e Edi Ramës në Washington. #sb



24 Comments

  1. Sot e gjithë ditën kur të gjithë kanë kërrusur kurrizin për ramën nevojitet fjala e verteta dhe dija. Të paktën janë ata që i qëndrojnë përballë të keqes. Jemi popull fatkeq që kemi një klloun si Rama por jemi shumë herë me fst që kemi njç burrë shteti një shqiptar 100% si Sali Berisha.

        1. rama bythqir,antishqiptare,kurve e ndyre e sorros shurraqit,antifamilje,hajdut i papare ne keto troje,shkaterrues e kultures mijeravjecare,sociopatik..etj etj.thjesht nje nul i katapultuar nga sorros shurraqi!!!

    1. AUDIO-REGJISTRIMET: “Mos na bëj foto bashkë…”, zbulohet historia e fotos së Alma Kaçit në zyrën e Berishës, ka lidhje me skandalin Gjici,nje bureere qe pin bira si salih karaxhic berisha nuk ka

  2. Po hame buken eKimetes. Presionetti patronazhist leria Rame delirit, qe korrupton figura shtetrore amerikane te rendesise se vecante, arrin sa e ben vegel me korruptimin e tije.Per veprimin e kimetes, letra e z Berisha eshte mese realitet i veprimit te saj ne nderhyrijet qe ka bere ne sistemin gjyqwsor e politik. Ku keni degjuar e pare qe nji ambasador amerikan, te jete kaqe i afert me nje kryeminister te degraduar politikisht me mafien e ketij pushteti qe ka ngritur.Sa here departamenti iSH,BAse ka nxjerre raporte diskredituwse per korrupsionin, drogen,por a eshte ndier kjo e shtire ne keto probleme, KURRE,po ashtu ne rastin eMCONIGAL,hic, te mos flasim per percarien e opozites qe eshte anti demokratike. E shihnim ne udhetime, pushime me eksponentet qeveritare qe kenaqesh ne veliera, e restorante,e ne te njejten kohe kur skandalet mbulonin pushtetin, kjo vegel e rilindjes thoshte pushteti eshte ne rruge te mbare.E cti numurojme me kesaja qe eshte e mbuluar me korrupsionin politik rilindas.I qofte udha mbare, e suksese ne jete, por po te jet se kjo zdrale, ne Shqiperi ka ndjekur politiken Amerikane, qe nuk eshte e vertete me veprimet e sherbimet qe i beri ketij pushteti kodoshesh, te vete mendja se demokracia botrore paska ndryshuar.kjo nuk do ndodhe ne Shqiperi, edhe si opinion sepse Shqiptaret, e jo komunistet e kane patur enderr AMERIKEN, e kjo eshte fatkeqesia e soteme, se ata qe e urrenin, apo bijte e tyre sot na hiqen me perendimore, apo me Amerikane, se Amerikanet vete. Kete duhet ta ndreqin Ne politiken e tyre SHBAjasepse demokracia ne vendin tone nga kjo rrace trashegimtaresh po rreshqet nga dita ne dite.

  3. Kimetjs dhe turi i saj sovjetik i lamtumirës në çdo qytet të shqipërisë.

    Sa vota do merrte kimetja po të ishte në garë me ramën dhe berishën?

  4. Ja numeroi te gjitha: tek e tek e tek…

    Nje njeri si ty duhej mbyll ne spital; ose si doktor i devotshem ose si pacient i pasherueshem!

    1. Nje boleshul ka Shqiperia dhe ky eshte Berisha. Ky ja numeron ne sy Kimetes ,allias Spiropales se Alex Sorros. Fatkeqesisht, skemi lidere te tjere si Berisha apo Kurti qe jane te pashantazhueshem dhe prandaj se rruajne karin per Kimeten e Sorros sepse jane me te drejten. Me mire te jesh me te drejten sesa me Kimeten apo dhe me State Dep qe shume here ja fut pordhes. Jo me larg se dy dite me pare Bideni e priti ne Shtepi te Bardhe kryeministrij Modi te Indise qe po kjo Amerike e kishte shpallur non grata. E drejta vonon por nuk harron. Shantazhi dhe kerkimi i faljes nga USA vonon por nuk harron gjithashtu.

      1. Saliu, The man who has more balls than anybody else.

        Ky njeri dy gjera ka ne jete, fjalen e nderit dhe bolet qe as nuk i shet dhe as nuk i tradhton.

        Shqiptar 400 karatsh!

  5. Nga 94 e sot. Ky palaco antiamerikan. Vetem ka sulmuar me idiotlliqe amabsadoret. Komunist 24 karetesh i pandreqshem. Po si gjithmon as nuk e rruan me askush per kete koqe. KA MBARUAR, KA MAR FUND. FINISH.... thotë:

    Pas 3 vitesh. Do shkruaj te njetat gjera, po do ndroj emrin e ambasadorit.
    Ketij gjithmon ja kan fajin te tjeret. Ky vet….. Perendia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *