• |
ide | kryesore

Ambasadori i SHBA-s Hill vazhdon përkëdheljen e Beogradit

Arkiva, Të fundit
chris hill vuciuc



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është shprehur këtë të enjte, në pritjen me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, se Serbia dhe Amerika janë si dy miq që kanë ndarë rrugët e tyre në të shkuarën, por tani janë sërish bashkë, duke shtuar se “suksesi i Serbisë është në interes të SHBA-së”. Kjo nuk është deklarata e parë përkëdhelëse të ambasadorit Hill ndaj serbëve, në kuadër të misionit që ai ka marrë përsipër për të larguar Berogradin nga Moska.

Lexo më poshtë:

Kris Hill, trajektorja e bombarduesit të Millosheviçit, sot mik i Vuçiçit 

Në përvjetorin e së parës luftë humanitare në botë, ambasadori amerikan bëri një piruetë të fuqishme duke hedhur poshtë trashëgiminë e eprores së tij Madlen Ollbrajt dhe “mësuesit” të tij Richard Hollbruk. Ai u kërkoi falje serbëve që patën humbur të afërmit e tyre gjatë bombardimeve. “U shpreh ngushëllimet e mia personale familjeve të atyre që e humbën jetën gjatë luftërave të viteve të nëntëdhjetë, përfshirë ato si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di se populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme dhe as që duhet (ta harrojë)”- shkroi në Tëitter ambasadori amerikan në Beograd.



2 Comments

  1. Le ta therrase Cim Peka per nje nje interviste,se e ndriti me Grenellin.Nuk po i kuptoj shqiptaret si ata te pushtetit edhe te opozites ,u ndihjne serbevet.Cfare duhet te beje Kurti (Kosova) me shume? Ti ulin breket fare? Tu a japin veriun e vendit serbeve? A ka pakice kombetare ne bote qe ka 1/5 e vendeve te parlamentit te sigurta pa votuar fare e kur popullsia e kesaj pakice eshte diku to 3-4 %. Sikter te gjithe qe fajesojne viktimen! _ do thoshte gjyshja ime.Cfare te drejta kane shqiptaret ne Serbi (Presheve, Medvege e Bujanovc)? Mezi nxjerin 1 deputet ne nje parlament me 250 antare.Disa gazeta apo portale qe e quajne vehten te djathte (Syri) eshte me protoganisti mundohen qe te japin lajme per Trumpin apo trumpistet qe as u rruhet fare per Kosoven a Shqiperine ( biles nuk e dine se ku bien).Boll me kesi gjerash se na e hapet barkun. Jetoj ne Usa e jam i informuar goxha mire ( jo se jetoj ketu) Please ju nuk ndihmoni as kauzen tuaj.

  2. Kim Filbi dhe Chris Hill jane heronj te se njejtes kauze : Shitje e intresave Shqiptare, per joshje strategjike me Serbet dhe Greket.
    Regjimi Enver Hoxha dhe Regjimi Edi Rama jane identike matematikisht dhe me te njejtet tutore te fshehte qe nuk eshte US, se vete USA eshte e pushtuar ! ! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *