• |
ide | kryesore

Policia e Shtetit zbarkon sërish në kampin e muxhahedinëve

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e kësaj të enjteje, policia ka zbarkuar sërish në kampin MEK në Manëz të Durrësit. Forca e policisë janë vendosur në hyrje të kampit Ashraf 3 dhe kontrollojnë të gjithë mjetet që dalin nga kampi.

Ndërkohë, kujtojmë se një javë më parë në këtë kamp për shkak të kontrolleve të ushtruara nga Policia me urdhër të SPAK pati tensione. Përfaqësues të MEK akuzonin efektivët e policisë për dhunë. Pjesëtarët e opozitës iraniane akuzuan policinë se i mori jetën një anëtari të tyre përmes gazit lotsjellës, ndërkohë që shkaqet e vdekjes së personit në fjalë ende nuk janë përcaktuar nga ekspertiza.
Sipas SPAK, dyshohet se organizata “MEK”, e vendosur në Manzë, ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si edhe ndaj institucioneve në shtetin iranian.
Veprat penale që dyshohet të jenë kryer nga kampi i muxhahedinëve janë “provokimi i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe “keqpërdorim i pajisjeve”.



7 Comments

  1. NUK E DI A KAN ZON MEN KTO SAHANLEPIRESIT SHQIPTARE DUKE FILLU NGA ATO LEGENAT E MEDIAVE E DERI TE AI FUKARAI QE SHKON ATY KU E CON NATO PER TE VRA TE TJERET QE KESHTU E KAN PERFUNDOMON TRADHTARET E VENIT TE VET.

  2. Perdorimi politik si qyrk qe ben Rama, per te mbuluar djallezite e tij qe ben e ka bre me pushtetin, e skandalitMccoinigal, por dhe me shitjen si lider rroskop ballkanik.Nje dite do i dale kallai e do i dalin te gjitha.Nuk jam se mbroj iranianet qe jane, e qe ky eshte strumbullari qe i pranoi me mijera, por menyrat, veprat e sjellja servile kulminante e ketij tipitregon servilizem politik qe te zgjase pushtetin obskurant qe ka ngritur mbi baza te droges , vjedhjes e korrupsionit.

  3. S’ka si të ndodhë ndryshe.Rama si diktator që është do t’i shkojë deri në fund të keqes më këta fakirë.Do të mbulojë pislliqet duke bërë politikanin anti terrorist me ata që nuk janë veçse kundërshtarë të një regjimi terrorist si Irani.Do të mbulojë pislliqet që ka bërë me shpërdorimin e tërë atyre të dhënave personale që i përdori për qëllime votimi. Një gjë është e sigurtë që dhe e keqja e ka një fund që dhe për Ramën do vijë.

  4. WTF! Policia! 😀

    Paskan vajt me bo meting!

    Si me thon… keni ju njerez, po kena edhe ne! 😀

    Ore kujdes quna me keta se jane sekt! Jane te rrezikshem!

    Kursejini kohe vetet dhe thjesht neutralizoni bleten Mbretereshe.

    Te gjithe te tjeret jane Ushtarene ne funksion te saj.

    Mesoni nga teknikat e atyre qe merren me Mbareshtim Bletesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *