• |
ide | kryesore

Protesta e studentëve të mjekësisë/ Manastirliu: Nuk kemi një vendim

Lajme, Të fundit
Ministrja Ogerta Manastirliu, paketa ekonomike



Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka pasur një përgjigje sa i takon protestave në muajin e fundit të studentëve të mjekësisë, të cilët kundërshtojnë projektligjin e qeverisë që të qëndrojnë 3 vite pas studimeve, për të punuar në Shqipëri.

“Më lejoni të them që kemi ndërmarrë një proces të gjatë konsultimesh, për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve, në momentin që do të kemi një vendim, do jua vëmë në dijeni.

Edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është shprehur se po zhvillohet një proces konsultimi i gjerë për studentët e mjekësisë, që supozohet të punojnë 3 vite me detyrim në vendin e tyre.

Kushi tha se ky vendim nuk është thjesht një konsultë me studentët por edhe më gjerë, pasi fenomeni është jashtëzakonisht shqetësues jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin madje edhe për vendet e BE-së”– tha Manastirliu.

“Ne kemi nisur proces konsultimi sepse jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos i plotësojmë dot vendet për mjekë. Ky s’është fenomen vetëm Shqiptarë por i gjithë rajonit por edhe në vetë vendet e BE-së. Ne, si qeveri kemi përgjegjësinë që t’i parandalojmë këto problematika, pra duhet t’i paraprijmë. Konsultimet do të vazhdojnë edhe më gjerë, sepse s’është vetëm vendim i studentëve të mjekësisë.

Studentët paguajnë një tarifë shumë të ulët, madje disa nuk paguajnë përkundrazi marrin bursa. Është e gjithë shoqëria që kontribuon për këta studentë. Sepse kostoja për të formuar një mjek, për të diplomuar një mjek është më e lartë se në universitetet e tjera. Jo vetëm studentët e vitit të parë të Mjekësisë do jenë përballë kësaj alternative por edhe për vitet e tjera. Propozimi që kemi marrë nga studentët është që të jetë i ndryshëm për vite të ndryshme.



2 Comments

  1. Problematika e studenteve te mjekesise zgjidhet shume thjesht: nqs. direkte pas studimeve duan te shkojne te punojne ne… fjala vjen Gjermani… le te shkojne direkte te bejne studimet ne Gjermani! Easy as that! S’kane pse t’i bijne nga Kina, dmth nga Shqipnia!

    E po se tashi… te studjosh ne sistemin arsimor qe paguajne taksapaguesit e shkrete shqiptare e pastaj te refuzosh te kujdesesh per melcite, stomaqet, apandesitet, temthet, zorret e holla…. e vecanerisht… zorren e tyre te trashe… doesn’t sound very fair! You know?! Ose sic do thuej ne gjuhen e bukur gjermanishte… Du weisst?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *