• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksident i rëndë Lezhë, 2 persona bllokohen brenda mjetit

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën që lidh Talen me superstradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ura e Prekanit.

Mësohet se janë përplasur dy automjete e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Ata ngelen te bllokuar për disa minuta në makinë dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikesve.

Dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë, ku gjendja e tyre është e rëndë.

Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *