• |
ide | kryesore

Arrestohet trajneri i PSG Galtier, bashkë me të birin: mbahet në Nice për diskriminim racor e fetar

-Instant, F1, Sport
Galtier



Trajneri i Paris Saint Germain, Christophe Galtier, është ndaluar nga policia për “dyshime të diskriminimit racor dhe fetar”. Sipas agjencisë France Press, Galtier është në paraburgim në Nice së bashku me djalin e tij. Në mes të prillit, një hetim paraprak u hap kundër teknikut francez. E gjitha mbi dyshimet për “diskriminim të bazuar në një racë ose përkatësi të supozuar fetare”. Bëhet fjalë për kohën kur tekniku 56-vjeçar ishte në pankinën e Nice, në sezonin 2021-22.

Ndalimi u konfirmua nga prokurori i Nice, Xavier Bonhomme: “Galtier dhe djali i tij janë në paraburgim në policinë gjyqësore të Nices që nga ora 8.45 e së premtes”.

PËR ÇFARË AKUZOHET GALTIER

Gjithçka filloi me një email të bërë publik nga Rmc Sport. Ishte një mail i shkruar nga drejtori i përgjithshëm i klubit francez, Julien Fournier. Përmbajtja ishte e destinuar për drejtuesit e Nice: “Ai erdhi në zyrën time dhe më tha se duhej të merrja parasysh realitetin e qytetit – lexohet aty -. Më tha se nuk duhej të kishim kaq shumë lojtarë me ngjyrë dhe myslimanë në ekip. Ai më tha se kishte shkuar në restorant dhe se shumë i kishin vënë në dukje se Nice është “një ekip të zinjsh”.

Lexo më tej: Christophe Galtier akuzohet për racizëm nga ish-drejtori sportiv i Nice: “Shumë të zinj e muslimanë në ekip”

Është vërtet një moment i keq për Galtier, i cili nga java e ardhshme nuk do të jetë më zyrtarisht trajner i PSG-së. Në vend të tij do të akomodohet Luis Enrique. Galtier u përfol edhe për pankinën e Napolit, por më pas u parakalua nga bashkëkombasi i tij Rudi Garcia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *