• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit e përfundon në lokal, plagosen babë e bir

Lajme, Të fundit
Aksident në Tiranë/ Automjeti humb kontrollin dhe përfundon në lokal, plagosen babë e bir



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të liqenit të Farkës në Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një lokal. Për pasojë janë plagosur Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, D. B., 25 vjeç., që ishin duke qëndruar në lokalin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi 25 vjeç.

Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal.

Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *