• |
ide | kryesore

Autobusi i ‘Unazës’ përplaset me motorin/ Plagoset 12-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një i mitur, 12 vjeç, ka mbetur i plagosur në një aksident këtë të diel.

Mësohet se 12-vjeçari po udhëtonte si pasagjer në një motor kur u përplas nga një autobus i linjës së Unazës.

Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet)”, njoftoi policia.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetimor po punon për rrethanat e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *