• |
ide | kryesore

Konfirmohet lidhja e re e Loredanës

Paparazzi, Slider
Loredanës



Lidhja e Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi është konfirmuar tashmë.

E gjitha nisi para disa ditësh kur Loredana ndodhej me pushime në Itali, por jo vetëm, e as me miqtë. Ishte vetë reperja ajo që publikoi foto në Instagram ku shihej në motor bashkë me një mashkull misterioz që nuk ia zbuloi identitetin. Po ashtu, ajo ndau edhe një foto në makinë me të duke kapur vetëm pak pjesën e shpinës. U deshën pak orë që fansat të zbulonin se partneri i saj i ri ishte ylli i futbollit.

Sot Loredana ka ndarë të tjera foto me të, mes të cilave edhe një duke u puthur. Edhe pse nuk ia ka zbuluar identitetin disa detaje tregojnë se është ai.

Po ashtu, fansat kanë zbuluar foto të Loredanës me Karimin dhe foto të këtij të fundit me Hanën.

Karim Adeyemi luan si sulmues për klubin e Bundesligës, “Borussia Dortmund”, dhe kombëtaren gjermane. Interesante është edhe diferenca në moshë pasi Karimi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *