• |
ide | kryesore

Debat për studentët e Mjekësisë/ Açka: Masë drastike, do të ketë pasoja

Lajme, Të fundit



Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, ku deputetët po diskutojnë në lidhje me projektligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite në Shqipëri pas ciklit të studimeve.

Deputetja e PD-së Flutura Açka, tha se kjo është një nismë e nxituat, dhe masë shumë ekstreme që nuk mund të merret pa u konsultuar me grupet e interesit.

“Kjo është një masë shumë ekstreme. Nuk keni pse të nxitoheni. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk e shoh të arsyeshme që të vijë në Kuvend me kaq nxitim. Në fillim mbaroni punët dhe pastaj merruni me studentet. Ndodh shkelja e të drejtave të njeriut, e pamundur që të vendosim me dhunë. Jam e sigurtë që studentët do të protestojnë.

Edhe unë jam për të marrë masa që fëmijët të mos na ikin, por jo të tilla absurde. Në një takim me të huaj, një zonjë gjermane u ankua, i thashë i keni marrë studentët dhe mjekët. I thashë na ktheni paratë si shtet, kushdo që lidh kontratë. Jo të detyroni fëmijën që të jesh politikisht korrekt.

Kjo është një masë ekstreme që i shkon për shtat politikave. Bëni një hap prapa dhe mos u nxitoni për këto masa drastike, sepse do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja edhe për ju si maxhorancë”, u shpreh Açka, ndërkohë që u kundërshtua nga Taulant Balla.

Ky i fundit tha se projektligji është një nismë që i shërben të ardhmes së vendit, pasi rrezikohet që të mbeten spitalet pa mjekë. Balla u shpreh se studimet e mjekësisë janë me interes publik, dhe për këtë shkak nisma e qeverisë është e drejtë.

“Janë 1200 mjekë dhe mjeke që kanë përfunduar studimet në Shqipëri dhe nuk ia ofrojnë shërbimin qytetarëve shqiptarë. Është investim publik i Shqipërisë së përbashkët. Duam mjekë dhe mjeke në çdo cep të territorit. Ky është interesi, për këtë na kanë sjellë këtu.

Ju i shihni njerëzit si vota, sa herë del një pakënaqësi, jeni të gatshëm që të merrni krahun e kundërt. Shkoni dhe pyesni ata që iu kanë sjellë në këtë sallë. Do të zgjedhin interesin e disa personave që kanë zgjedhur këtë profesion të respektuar, apo…?

Na duhet që të rrisim numrin e mjekëve në vend. Na duhet të jemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Në emër të grupit parlamentar të PS, e përshëndes vendimin e qeverisë. Studentët që kanë fituar të drejtën për të studiuar bëjnë një marrëveshje. E dyta, studentët aktualë do nënshkruajnë marrëveshje”, u shpreh Balla.

Projektligji pritet që të futet në Kuvend në seancën e datës 20 Korrik.



2 Comments

  1. hor e katundar si balla flet per intersat e popullit , ky hajdut me cizme e servil i rames mashtron e flete si papagall cfare i thote rama , açka perkedhelse e qeverise dhe misionare e shkatrrimit te opozites .

    1. O SKODRANI o injorant horr je vet o i pa fytyre Tulant Balla po flet realitetin saper hjdut esht ai sali non grada jot me gjith ilir meten qe vodhen e zhvaten kete vend dhe akoma nuk ngopen kuse ti koqe kanari del dhe shan e thua Taulant Balles hor po ju shpellaret ose ju mostrat e sali non grades dhe ilir metes sa jeni ne pushtet shkaterroni dhe vidhni cafar tju doji qefi si e shkaterroni vendin mir e mir dhe pastaj kur dilni ne opozit beni si mbrojtesa dhe sikur juve ju djek barku per vendit o pika juve o tru shkulur ju vetem ca injorant rrugaç mostra lluma te pa fytyre jeni ju motrat e sali non grades nuk e keni len Shqiperin te ngrej kok por tani ta harroni ju o vul humbsa te riktheheni ne pushtet sa te jeni ju opozit skandaloze injorantesh rrugaçesh genjeshtaresh mashtrusash kurr dhe kurr mos ardhshit ne pushtet rrofte Partija Socjaliste Rroft Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *