• |
ide | kryesore

Po ju shkërmoqin ëndrrat/ Berisha për ligjin e qeverisë: Po shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar nga Kuvendi vendimin e qeverisë Rama, që synon të mbajë për 5 vite pas ciklit të studimeve, mjekët e rinj që përfundojnë arsimin e lartë në vendin tonë.

Berisha deklaroi se ky ligj i marrë hua nga Kuba aktuale bëhet gjoja në mbrojtje të shërbimit publik për qytetarët në zonat periferike, por në fakt ka në themel vjedhjen.

“Sot ndërkohë që po flas para parlamentit kanë ardhur në një protestë të ligjshme, kundër një akti absurd, që na afron me kohët e shkuara, më të zeza të këtij vendi, studentët e Mjekësisë.

Ju me procedurë të përshpejtuar keni sjellë këtu për të kaluar gjysmë fshehtas një ligj që ndëshkon çdo student, çdo të ri që ëndërron të diplomohet mjek në këtë vend.

Ju në fakt shkatërroni dhe bastionin e fundit të këtij sektori jetik, shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë, ligji i marrë nga Kuba aktuale, bëhet gjoja për mbrojtjen e qytetarëve në zonat periferike, por në fakt ka për qëllim vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Keni shpërdoruar vetëm në një vit një shumë të atillë, që mund të rrisnin rrogat më 170% të të gjithë shqiptarëve.

Gjimnazistët të ngrihen kundër këtij regjimi, që shkërmoq ëndrrat tuaja, iu bëj thirrje studentëve të fakulteteve të tjera ti bashkohen studentëve të Mjekësisë”, u shpreh Berisha.



5 Comments

  1. Fatkeqësisht ishte PD që i vuri kazmën sistemit shëndetësor në Shqipëri, vetëm nga etja për tu pasuruar.

    Në 30 vite zullumi u trash, por sot opozita me një “mea culpa” duhet të ofrojë ndonjë alternativë për mjekët e rinj dhe mungesën e tyre në çdo rreth të vendit, ku shfaqen ende pensionistët.

    Është detyra juaj z. Berisha, si mjek dhe politikan me përvojë …
    Mendoni për Shqipërinë, të paktën në këtë fushë dhe jo thjesht për politikën.

  2. Faleminderit”, thuhet në letrën e Berishës, të cilën pretendon se ia ka dërguar SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.

    Berisha kërkon të bëhet faktor duke dërguar letra publike, por me damkën e “non gratës” që ka, vetëm Çim Peka mund ta marrë seriozisht.Salihu personifikimi i shkatarrimit ne keto 30 vjet flet per shkatarrim,Haloperidoli nuk i beri derman ketij Epileptiku te hershem

  3. ato ose femijet e atyre qe masakruan vendin per 46 vite diktature çnjerzore komuniste bejne kritika per ato qe moren guximin te drejtone vendin mas sketerres komuniste.
    rama e bastardhat qe ka per rreth jane drejtu fakuleteit te mjeksise nje fakultet JETIK per vendin per te detyru te rinjte te shkojne ne fakultete te Mjeksis private me kosto te larta per familjet Shqiptare ky eshte mision i perversit te rrise fiytimin e legenave qe i jagaviten e te varfnoi Shqiptaret e ndershem.

  4. O vampir non grada me cfar fytyre flet ti mo ti nuk ke as fytyre dhe surrat te flasesh si ti ishe ai qe e shkaterrove kete vend dhe nuk le asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *