• |
ide | kryesore

Arbër Zaimi: Pse flet Rama në interes të Vuçiçit!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Edi Rama Aleksander Vuçiç



Nga Arbër Zaimi

Unë nuk e di se a duhet apo jo të takohen Kurti e Rama, e në cilin moment, por e di se s’është fort e arsyeshme të pranohet takim me dikë që para pak ditësh ka dërguar befasisht draft për Zajednicën në Paris e Berlin, teksa Kosova është e përfshirë në një betejë pikërisht për t’i shpëtuar asaj që aktualisht po ndodh në Bosnjë.

E di se është vështirë të takohesh me dikë që para pak ditësh propozoi konferencë alla Dayton për Kosovën. Konferencat e tilla bëhen kur nuk ka marrëveshje, ndërsa Kosova ka marrëveshje me Serbinë. Është marrëveshja bazike e 27 shkurtit 2023 e arritur në Bruksel, ku Bashkimi Evropian zyrtarisht garantoi se ka marrëveshje.

Lexo edhe: Kronologjia/ Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë

As Borrell e Lajcak, që janë lehtësues zyrtarë të dialogut e ndonjëherë veprojnë si ndërmjetësues, nuk propozojnë drafte e konferenca, por përpiqen të gjejnë udhën drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese. Pse pra duhet ta bëjë këtë gjë Rama, i cili ndërmjetësues mes Kosovës e Serbisë nuk mund të jetë, për sa kohë që zyrtarisht e identitarisht është shqiptar deshi apo nuk deshi.

Është e qartë se Vuçiçit nuk i intereson fare ajo marrëveshje dhe i ka rënë pishman. Është e qartë se Vuçiçi do drafte e konferenca të reja. Por Shqipëria dhe km. i Shqipërisë nuk ka pse flet gjërat që i interesojnë Vuçiçit.

Qeveria e Shqipërisë duhet të rikthejë linjën e saj kombëtare diplomatike në raport me Kosovën, që do të thotë:

– të mbështesë aktivisht kërkesën e Kosovës për largimin e masave të padrejta.
– të kërkojë nga Serbia përgjegjësi për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel.
– të mos i bëjë befasi Kosovës.

Nëse shqiptarët do të jenë bashkë në rrugën e drejtësisë, e drejta do të ketë më shumë gjasa të triumfojë.



7 Comments

  1. Rama sot me duket do perpiqet te beje show ne Prishtine, pervec se do mundohet t’i tufezoje cdo ze opozitar ne Kosove, per t’i kerku Albinit zgjedhje. Apo harrova, Ramushi kishte frike nga zggjedhjet,se e di qe te shkosh ne zgjedhje dmth te shkosh si cjapi te kasapi,sidomos per partine e tij qe shkrihet automatikisht. Normal Rama do perpiqet edhe te viktimizohet pak (nuk e ka studiu kot Luizin), sikur nuk e mikpriti Albini, te mbaj edhe fjalime “emocionale” per te ngritur peshe zemrat e “kosovareve”. Ja kshtu do e mbyll diten sot.

  2. O Zaim. Ky KM nuk ka interes tjeter vec pushtetit e pasurise, keshtu qe per te nuk ka rendesi

    nese flet ne interes te Vucic, te Sorros apo te djallit vete, mjafton te rrije ne pushtet dhe te shtoje

    xerot pas milardave qe ka ne ofshore.

  3. U be foltorja konservatore e ekstremit te djatht, njish me komunistin Arber Zaim te ekstremit te majt. Vetem te ne ndodhin keto gjera, sepse te ne ska ideale, ska ide, ska programe, ka vetem interesa afatshkurtra per marrje pushteti e sundim. Te tjerat nuk kan sens. Jan te gjith thjesht pazarxhinj te felliqur.

  4. Sido qe ta kapesh mardhenjet konfliktuale e Rames me Kurtin na kane bere qesharak si komb. Besoj se Rama ka fajin ma te madh. Duhet dikush nga pleqsia e kombit ti bej keta dy kryeministra te shqiptareve te gjejne nje gjuhe e sjellje normale. Fryeresit e sherreve te qepin gojen e te ndalojne penden.

  5. Arber, po shkruan kot se Rama e ka kaluar ylberin, eshte kriminal dhe as nuk i intereson fare nqse gjithe shqiptaret vriten (pervec Zahos) vetem qe ai te mos shkoje si i pandehur ne SHBA per krimet qe ka bere! Nuk ka arsyetim me specie te tille, ju ne Kosove shtrengoni forcat rreth vetes sepse me Biden qe s’kupton me asgje, ka levizje pro Serbise qe vijne nga aty e deri te plehra Borrell! Mbahuni kosovare, jeni vetem politikisht e financiarisht, por populli shqiptar po meson t’ju doje realisht! Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *