• |
ide | kryesore

Karrierë ushtarake, apo një mister tjetër? Bild: “Vizitat e Kim më të çmendurat në histori”

-Instant, Sport
kim



Tashmë nuk ka më dyshime se Kim Min-jae nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e kampionëve gjermanë të Bayern Munich. Bavarezët mposhtën konkurrencën e shumë klubeve të mëdha evropiane, mbi të gjitha Manchester United. Për të siguruar performancën e mbrojtësit koreano-jugor ata do t’i paguajnë Napolit klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 58 milionë euro, deri më 15 korrik. Gjithçka e kryer? Jo në të vërtetë, sepse një lloj misteri po shkaktohet rreth vizitave mjekësore të lojtarit.

VIZITAT MJEKËSORE “TË ÇMENDURA” TË KIM

Eksperti i njohur i merkatos Fabrizio Romano kishte shkruar në kanalet e tij sociale për këtë çështje. Sipas tij pjesa kryesore e ekzaminimeve mjekësore të Kim Min-jae kishte përfunduar. E para se të zyrtarizonte transferimin, pritej vetëm shlyerja e klauzolës nga Bayern. Megjithatë, duke rinovuar këtë lajm, Bild shpjegoi se gjërat nuk janë aspak kështu. E përditshmja gjermane i cilësoi kontrollet mjekësore që po i bëhen mbrojtësit të Koresë së Jugut si “më të çmendurat” në historinë e klubit bavarez.

Lexo më tej: Kim Min-jae transferohet te Bayern për 60 milionë: të mërkurën vizitat mjekësore

Ditët e fundit, stafi mjekësor i klubit gjerman ka fluturuar direkt në Korenë e Jugut për të kryer ekzaminimet e zakonshme mjekësore. Kim ndodhet në vendlindje për t’i dhënë fund periudhës së shërbimit ushtarak. Gjithsesi, jo gjithçka ka ecur mirë: “Sipas informacioneve të SPORT BILD, kontrolli i planifikuar për në mesjavë është shtyrë dhe duhet të bëhet në ditët në vijim. Një check-up i Bayern në Korenë e Jugut: kontrolli mjekësor më i çmendur në historinë e klubit!“. Në artikull thuhet gjithashtu se deri më tani “ekzaminimi më i çmendur mjekësor ishte konsideruar ai i Javi Martínez”, por mesa duket ai i Kim po thyen të gjitha rekordet.

Nuk është shumë e qartë se çfarë ka kaq të çmendur, përveç shtyrjes së fortë. Mos ndoshta mbrojtësi i Napolit ka vendosur të qendrojë në atdhe e të ndërmarrë një karrierë ushtarake? Mbetet për tu parë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *